
Protektoret e shenjte-Katolike ne Mbreterine Kryqtare te Qipros (1192-1489)
Kurre nuk eshte cituar nga Historiografia jone zyrtare
Rikard Zemerluani dhe Kaloresit Templare zbarkojne ne ishullin e Qipros.
Ishulli i pasur i Qipros u pushtua ne vitin-1191 nga Mbreti i fuqishem norman dhe legjendari “Richard i I-re i Anglise (1157-1199)”. Ai njihej si “Rikard Zemerluani” gjate Kryqezates se III-te, kur ishulli sundohej nga”Isak Komneni”. Ai ishte nje Perandor i rreme dhe i veteshpallur i Perandorise Bizantine. Realisht gezonte vetem atributet e nje guvernatori ose despoti me pushtet te kufizuar vetem ne ishullin e Qipros.
I fuqishmi “Rikard Zemerluani“, ne fillim nuk e kishte menduar dhe as planifikuar pushtimin e ketij ishulli.
Fati apo ndoshta rastesia vendosi qe tre anije nga flota normane te peplaseshin ne brigjet e ishullit gjate nje stuhie te fuqishme. Keto tre anije ishin pjese e flotes se madhe mbreterore anglo-normane qe po lundronin drejt tokes se shenjte. Nje stuhi e fuqishme i detyroi keto anije qe te ndryshonin itinerarin e tyre te lundrimit duke i shkeputur nga e gjithe pjesa tjeter e kesaj flote.
Ekuipazhi ne fjale, sapo ju afrua brigjeve te Qipros, kerkoi ndihme dhe te drejten per tu ankoruar prane bregut te qytetit Limasol. Sundimtari bizantin “Isak Komneni” dha urdher qe te gjithe pjesetaret e ketij ekuipazhi te burgoseshin. Nderkohe po afrohej edhe nje anije tjeter ne te cilen po udhetonin nusja e ardheshme e Ricardit, Berengaria dhe e motra Johana. Ato kerkuan qe anija e tyre te ankorohej prane bregut por edhe qe te furnizoheshin me uje te pijshem per ekuipazhin. Kerkesat e tyre u refuzuan ne menyre shume percmuese.
Pak me vone u shfaq ne horizont edhe pjesa tjeter e flotes pushtuese te te fuqishmit “Rikard Zemerluani”.
Mbreti u njoftua mbi detajet e sjelljeve fyese ndaj familjes se tij dhe sidomos per burgosjen e luftetareve te tij normane. Kaq mjaftoi qe Rikardi ti shpallte lufte te pandergjegjeshmit “Isak Komneni” duke e shpartalluar dhe duke e zene rob. Tashme ishulli i Qipros do te sherbente si nje baze teper strategjike per operacionet ushtarake ne drejtim te tokes se shenjte. Baze nga e cila do te sigurohej furnizimi per te mbeshtetur ofensivat e metejshme drejt brigjeve lindore te Mesdheut.
Menjehere pas largimit te “Rikard Zemerluanit” shperthyen kryengritje te shumta te popullsise vendase (Ortodokse) e cila ushqente nje urrejtje te jashtezakonshme per ushtrine pushtuese Anglo-Normane (Katolike). Kjo ishte arsyeja kryesore e cila e detyroi Rikardin qe ta shese kete ishull strategjik. Bleresit ishin Kaloresit-Templare te “Urdherit te fuqishem (Tempullaret-Gardianet e shenjte te Tempullit te Davidit dhe Solomonit ne Jeruzalem)”. Ata e blene me nje cmim i cili arrinte ne plot.”100,000 bezante” nga te cilet Templaret paguan fillimisht shumen prej”40.000 bezante”. Menjehere pasi u krye kjo pagese, Rikardi u nis ne lundrim drejt qytetit te Akrit ne token e shenjte dhe ndersa pjesa tjeter u vendos qe te paguhej me keste.
Ne vitin 1192 “Kaloresit Templare” shtypen me shume gjakderdhje dy kryengritje te medha te popullsise ishullore vendase.
Ne Qipro u vendos i mirenjohuri “Gi de Lusignan” Mbret i Jeruzalemit dhe komandant i “Kaloresve Templare” ne token e shenjte. Ai njihet si themeluesi i Mbreterise kryqtare te Qipros dhe dinastia “Lusignan/Lusinjon” e sundoi kete ishull per 4 shekuj me radhe. Mbreti i pafat “Gi de Lusignan” ne fillim kishte perjetuar nje disfate tragjike ne betejen e Hatin-it (1187). Kjo ndodhi perballe prijesit te fuqishem mysliman (Kurd) “Saladini (Saleh ed-Din Nderi i Besimit)” ose “An-Naser Saleh ed-Din Jusuf ibn Aijub (1137-1193)”.
Ai e kishte zene rob por me pas e kishte trajtuar si Mbret dhe i kishte dhuruar lirine. Fatkeqesia me e madhe ne jeten e Mbretit Gi de Lusignan ishte pushtimi i qytetit te shenjte te Jeruzalemit me dt.2 tetor 1187. Baliani i Ibelinit pasi rezistoi trimerisht duke shpetuar jetet e banoreve Katolike te qytetit, e detyroi te fuqishmin “Saladin” per te bere nje marreveshje nepermjet te ciles do te kursente jeten e te Krishtereve. Gjithashtu e dorezoi qytetin e shenjte ne duart e Myslimaneve!
Kjo ishte arsyeja qe “Gi de Lusignan” ishte nje mbret pa fron. Si i tille ai tashme nuk zoteronte asgje pervec titullit te larte si “Mbreti i Jeruzalemit” . Por nderkohe ky qytet mbeti perfundimisht ne duart e Mamelukeve dhe Saraceneve myslimane!
Ishte pikerisht Mbreti i fuqishem “Rikard Zemerluani” i cili u kujdes per te shpetuar reputacionin e “Lusinjanit pa fron”. Ai i dha te drejten qe te vendosej ne ishullin e Qipros ne vitin 1192. Gi de Lusignan nderroi jete ne vitin 1194. Duke qene se ai vdiq pa lene asnje trashegimtar nga martesa e palumtur me “Mbretereshen Sibila e Jeruzalemit”, atehere kurora e tij mbreterore i kaloi vellait te tij “Amalrik ose Aimeri”. Ai u shpall si Mbret i Qipros. Ky titull i larte ju njoh edhe nga vete Perandori i shenjte romak i Perandorise se shenjte Romake Gjermanike “Henri i VI-te”.
Mbreti Amalrik sundoi ne vitet 1194–1205 dhe me pas dinastia “Franko-Normane Lusignan vazhdon me keta sundimtare:
- Hugeot i I-re (1205–1218)
- Henri i I-re (1218–1253)
- Hugeot i II-te (1253–1267)
- Hugeot i III-te (1267–1284)
- Jean i I-re (1284–1285)
- Henri i II-te (1285–1324)
- Amalriku i Tirit (1306–1310)
- Mbreti regjent Hugeot i IV-te (1324–1359)
- Pjetri i I-re (1359–1369)
- Pjetri i II-te (1369–1382)
- Jasques (Zhaku) i I-re (1382–1398)
- Janusi i I-re (1398–1432)
- Jeani i II-te (1432–1458)
- Sharlota dhe Luisi i Savojes (1458-1464)
- Jasques (Zhaku) i II-te (1464–1473)
- Jasques (Zhaku) i III-te (1473–1474)
- Katerina Kornaro (Caterina Cornaro)
Kjo e fundit sundoi ne vitet 1474–1489 derisa ishulli i Qipros ju dorezua Republikes Veneciane.
“LUFTETARET E FUQISHEM ARBER PERKRAH KALORESVE TEMPLARE DUKE SHERBYER SI BARRIERA E PARE DIFENSIVE NE MBRETERINE E QIPROS”
Kaloresit Templare sundonin ne qytetet Limasol e Nikosia dhe ne keshtjellat kryesore te ishullit te Qipros. Por Arberit tane hyjnore te cilet ne fillim perbeheshin nga 5000 trupa te zgjedhura, perfaqesonin mburojen kryesore te kesaj mbreterie kishtare. Vete “Mbreti Amalrik” i kishte thirrur duke ju besuar mbrojtjen e bregdetit te Qipros nga sulmet e pareshtura te Myslimaneve, Bizantineve dhe armiqve te ndryshem qe synonin pushtimin e ketij ishulli kaq te pasur dhe me rendesi te vecante strategjike.
Historiografia zyrtare franceze, ajo angleze por edhe ne historiografine qipriote “Mercenaret & aventurieret Arber” permenden ne fillim si marinare te zote e sypatrembur. Me vone si luftetare shume te fuqishem te mirenjohur per disiplinen e tyre te celikte, fuqine e tyre fizike dhe brutalitetin ne beteja detare dhe ato ne terren.
Flota Arbnore nuk ishte e perqendruar vetem tek mbrojtja e bregdetit te Qipros por siguronte edhe transportin e trupave ndihmese per ne token e shenjte ne lufte kunder Myslimaneve. Me largimin gradual te Kaloresve Templare nga ishulli i Qipros, Luftetaret Arber u kthyen ne zoterit e vertete te ketij vendi. Ata filluan qe te depertojne me ne brendesi te territorit duke u bashkuar edhe ne martesa me vajzat vendase. Me kalimin e 2-3 dekadave, Luftetaret Arber filluan qe te shkrihen me popullsine vendase duke krijuar edhe disa fshatra te rinj ne zonat kodrinore-malore te ishullit te Qipros. Pjesa me e madhe e tyre filluan qe te njihen si fshatare-Luftetare te lidhur teper ngushte pas pronave te tyre bujqesore dhe tufave me bageti te imta.
Pergjate gjithe periudhes kur ishulli i Qipros qendroi nen sundimin e dinastise Franko-Normane te familjes “Lusignan”. Luftetaret Arber dhe pasardhesit e tyre u trajtuan gjithmone si nje kaste e privilegjuar si nga feudalet e medhenj Franke (Katolike) po ashtu edhe nga popullsia vendase (Ortodokse). Pergjate shek.XIV-te & XV-te, Arberit perqafuan masivisht fene Ortodokse duke ju pershtatur popullsise autoktone qipriote. Te gjithe keto Arber qe braktisen Katolicizmin Roman, humben privilegjet e vjetra nga klasa sunduese Franko-Normane te cilet i privuan si nga paga e tyre por u hoqen edhe statusin ushtarak. Nderkohe qe te tjeret (Katoliket) u lejuan qe te mbajne arme dhe te paguhen rregullisht si nje trupe e zgjedhur prane Mbreterve Lusignian-ne.
Ne vitin 1489, kur “Mbreteresha Caterina Cornaro” ja dorezoi ishullin e Qipros, Republikes-Veneciane ne portet qipriote zbarkuan Stratiotet e rinj Arber (Ajka e ushtrise veneciane). Ata ishin kryesisht nga qyteti i Shkodres dhe qytete te tjera te Albania-Veneta (Arberia veneciane). E kishin braktisur Atdheun si rezultat i pushtimit te eger osman dhe ishin mobilizuar si marinare dhe luftetare ne floten Veneciane.
Nuk ka deshmi te shkruara ne lidhje me kontaktet e para ndermjet ketyre vellezerve te nje gjaku te cilet zbarkuan ne Qipro po me te njejtat objektiva por ne kohe dhe ne rrethana krejt te ndryshme historike. Produkti kryesor i tyre eshte pikerisht minoriteti i sotem Shqiptar ne ishullin e Qipros. Ata vetedeklarohen si pasardhes te ketyre luftetareve te fuqishem Arber te cilet vendosen per fatet e ketij vendi per me shume se 5 shekuj me rradhe.
Ne pjesen e Republikes Greko-Qipriote akoma sot ekziston nje komunitet ose minoritet etnik te cilet njihen si “Alvanos-Arvanitas”. Gjithashtu edhe ne pjesen Turko-Qipriote ekzistojne si ‘Vellezerit e tyre Myslimane te njohur si “Arnaut” te cilet perfshijne Shqiptare te tjere qe jane vendosur ketu pas pushtimit te Qipros nga Perandoria Osmane……..