
MALLI I LULEVE.
Përse gonxhet i keni varë,
e freskija ju ka ikë?
Nji nga nji ju jeni tharë,
me lot t’mi ju kam ujit.
A thue loti asht i njelmtë,
që zverdhina ju ka m’lue,
gjithkund’ bari asht i blertë,
nuk e di ç’farë asht me ju-e?
N’bahçe tuja ju kam marrë.
e prej vazos s’ju kam h’jekë,
prej Shqipnijet keni ardhë,
kurse k’tu ju jeni djegë.
Pse s’tregoni rrini heshtun,
tana kryet e keni varë?
Tash sa kohë që ju kam p’vetun,
me pasë dijtë s’ju kisha marrë.
A thue malli ju marrë
për shoqet në Shqipni?
Gonxhet tueja çelin rrallë,
ma nuk keni ju freski.
A s’ju vjen keq për mue,
Me m’lanë vetëm në kët’ vënd,
kur n’Shqipni kam me ju çue,
A thue keni me m’përmendë?
R.Dragusha.
Wien Janar.
2012.