
NDodh ndonjehere qe te mos mundemi te fleme. Ne kete fenomen mund te ndikojne faktore te ndryshem. Duke filluar nga stresi i dites. Nga mendimet e loshdhme. Nje darke e pakendshme, apo edhe faktore shendetsore. Per te menjanuar ne maksimum kete shqetesim qe mund te behet i rrezikshem per shendetin tuaj, ne kemi disa keshilla te vlefshme. Hidhuni nje sy, mund te ju ndohmojne edhe ju!
Fikni të gjitha pajisjet elektronike dhe i jepni vetes pak qetësi së paku një orë para se të shtriheni në shtrat. Bëni diçka qetësuese e në vend që të rrini për minuta në tërë në celular lexoni të paktën 10 faqe të një libri. Gjumi do t’ju zërë më shpejt dhe nuk do të keni asnjë shqetësim natën.
Ushtrime , por jo të rënda. Meditoni apo bëni yoga të lehtë për të ndihmuar të çlodhni trupin tuaj për një natë e gjumë qetësues.
Ruajtja e një rutine. Shkoni për të fjetur dhe të zgjoheni rreth të njëjtës kohë çdo ditë, madje edhe në fundjavë, për të shmangur çrregullimet e “orës së brendshme“ të trupit të njeriut.
Pini ujë . Një gotë me ujë ose me qumësht do të ju mbajë të hidratuar (veçanërisht nëse ju flini në ajër të kondicionuar).