Si te gatuajme ne kushte shtepie qofte me oriz dhe ereza.
August 19, 2017
Perberesit:
300gr oriz
100 gr gjalpe
2 kokrra qepe
2feta buke e thekur
3 kokrra veze
1 spec i kuq
Ereza: rigon, pak kerri, nenexhik, majdanoz
Kripe dhe piper
Vaj per skuqje
Pergatitja:
Zjejme orizin si per pilaf.
E leme te ftohet.
Ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin hedhim qepet te grira holle dhe i skuqim derisa te treten.
Hedhim dhe specin e kuq dhe vazhdojme ti tretim. Mbasi jane skuqur mire shtojme erezat.
Orizin e vendosim ne nje tepsi.
Hapim nje vrime ne mes dhe hedhim 2 kokra veze. Hedhim edhe masen qe kemi ne tepsi.
I punojme mire me dore sic pregatitim qoftet dhe i bejme toptha.
Keto i kalojme ne buken e thekur te grire ne mixer dhe pastaj i lyejme me veze.
I heshim te skuqen ne vajin e nxehte. I kthejme nga te dyja anet sa te skuqen. I vensosim ne nje pjate mbi nje leter kuzhine qe te pije vajin e tepert.