
Thethi, Parajsa mbi tokë,
në zemër të Alpeve shqiptare.
Heaven is a place on earth and this place is exactly. “Thethi, Shalë-Dukagjin (Shkodër)” in the heart of the wonderful Albanian Alps.
Ne foto: “Kisha Katolike e Shënandoit”, e ndërtuar në vitin-1892, pranë së cilës Shqiptari i Madh” At Shtjefën Gjeçovi (1873-1929)”, hapi Shkollen Shqipe në vitin-1917.
“THETHI – Parajsa mbi toke” .
Parku Kombetar i Thethit eshte shpallur si i tille me vendim te Keshillit te Ministrave Nr.6,me dt.21.11.1966. Parku perfshin nje siperfaqe totale prej 2630 ha nga te cilet, 2300 ha. me pyje te dendura. Aty gjenden 50% e llojeve te bimesise se Shqiperise.
Disa prej tyre endemikem, nga te cilat 120 jane bime medicinale, 40-lloje jane bime ngjyrosese, 50-lloje bimesh te egra konsumohen per ushqim. Gjithashtu gjendet nje numer shume i madh lulesh ku me e vecanta nder te gjitha eshte “Vulfenia e Baldaccit” . Kjo lule eshte zbuluar nga gjeografi dhe botanisti italian nga Bologna “Antonio Baldacci (1867-1950)” .
Persa i perket Faunes (Bota shtazore), Thethi perfaqeson nje Mega-Park Zoologjik duke ofruar kushte te persosura per kafshe si:
- ariu i murrme
- dhia e eger
- derri i eger
- kaprolli
- ujku
- dhelpra
Me i vecanti eshte “Rreshqebulli” qe eshte nje specje ne rrezik zhdukje. Fatmiresisht, ketu ne Theth, jeton nje numer shume i madh…
Persa i perket shpendeve, keto male te larta dhe pyje kaq te dendura, perfaqesojne habitatin natyror me te persosur. ne Theth jetojne shpend si:
- shqiponja e arte
- skifteri
- thelleza
- pellumbi i eger
- gjeli dhe pula e eger etj.etj
Lumi i Thethit si dege kryesore e lumit te Shales, se bashku me lumin e Kaprese shquhen per peshkun e tyre karakteristik “Trofta pikaloshe dhe kryemadhe”. Ne liqenin akullnajor te Terthores gjendet “Tritoni alpin”, nje peshk shume i vecante etj.
Pika me e ulet perkon me shtratin e rrjedhes se poshtme te lumit te Thethit, ne ekstremin jugor te ketij P.N.K.ne kuoten 575m. Lartesia maksimale arrihet ne malin Radohima-2568.3m. Mali impresionues i Jezerces-2694m perfaqeson piken me te larte ne Alpet Shqiptare dhe Bjeshket e Namuna & Bekuara. Kjo maje mali listohet si pika e dyte me e larte ne Shqiperi pas malit te Korabit.
Ne Theth, kemi rreth 36-burime te medha me uje te kristalte dhe temperature qe varion nga 5-7°C. Burimi me i madh eshte pikerisht vendi ku buron lumi i Shales ne Okol, 2.5-3m3 ne sec. Nepermjet ketij burimi furnizohen 12-Mullinj me uje dhe nje Hidrocentral i vogel qe siguron energjine elektrike per fshatrat piktoreske te kesaj lugine perrallore.
Gjithashtu ne Theth, kemi rreth 20-ujevara ku me madheshtorja eshte ajo e Grunasit me lartesi 35m.
Kjo eshte edhe ujevara me e larte ne Shqiperi. Prane Ujevares se Grunasit ndodhet nje tjeter mrekulli natyrore sic eshte Kanioni i Grunasit. Gjatesia e tij afersisht 2km, i gjere 2.5-3m, dhe me nje thellesi qe varion nga 30-60m.
Ne Theth kemi plot 170-shpella karstike ku 10 prej tyre jane te kategorise nderkombetare apo zona turistike me vlera kurative ku shpellat me te njohura jane:
Shpella e Harapit, ajo e Rratheve, e Qyqes dhe Shpella e Kuqe.
Historia e hershme e Thethit dhe e Shales eshte e lidhur ngushte me Fisin Ilir te Labeateve me qender ne Scodrinon/Shkoder. Pergjate shek.VIII-te kjo zone bente pjese ne territorin e Pulatit/Pultit dhe per here te pare, Thethi na shfaqet i dokumentuar ne Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres ne vitin-1485.
Pra 4-vite pas vdekjes se Princit tone famemadh”LEKA i III-te DUKAGJINI (1410-1481)”. Kjo zone specifikohet me emrin “Fusha”, e banuar nga vetem 7-shtepi qe i perkisnin fisit te fuqishem “Shale-Dukagjin”.
Duke qene se autoritetet e Perandorise Osmane me qender ne Shkoder e kishin te pamundur kontrollin e ketij rajoni, fillimisht ata e izoluan plotesisht nga pjesa tjeter e Arberise. Por ne shek.XVI-te, Thethi si pjese integrale e Shales dhe se bashku me Shoshin dhe Pultin, u shkeputen nga Shkodra duke u bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qender ne qytetin e Pejes. Me vone, ne fillim te shek.XIX-te, “Fisi i Ahcajve” nga Thethi, arriti qe ta bashkoje kete zone me Pashallekun e Bushatllinjve te Shkodres.
Persa i perket qendreses titanike perballe Perandorise Osmane dhe lufterave te lavdishme me forcat serbo-malazeze, Malesoret Dukagjinas te Thethit ishin pjese e pandashme e Fisit-Shale.
Kurre nuk ju nenshtruan asnje autoriteti te huaj pervec “Kanunit te Leke Dukagjinit” dhe dashurise se pakushtezuar ndaj “Kishes Katolike”.
Ne disa fshatra te thella, “Besimi Katolik” u konservua me shume fanatizem edhe pse Perandoria Osmane i kishte privuar nga cdo kontakt me boten e civilizuar. Selia e Shenjte u pengua qe te dergonte Klerike-Katolike per gati 150-vite me radhe, pasi keto Fise 100% Arbnore nuk pranonin qe ti nenshtroheshin Perandorise Osmane.
Ne Theth, pervec Kishes se Shenandout, kemi nje Trashegimi Historiko-Kulturore shume te pasur me nje numer shume te madh Kullash 2-3 apo deri ne 4-kate. Keto kulla jane te ndertuara me gure te latuar dhe cati te pjerreta (model alpin) ku spikasin dy objekte vertete impresionuese:
- Kulla e Gjakut
- Kulla e Ngujimit
“Edhe hana do ta dijë,
Edhe dielli do t’kete pa,
Se për çark ksajë rrokullije,
Si Shqypnija i vend nuk ka!”
(At.GJERGJ FISHTA)