Tre këngëtarët më të dashur të skenës sonë, Era Istrefi, Ledri Vula dhe Lumi B janë parë duke darkuar sonte se bashku.
Derisa vendi është duke vluar me zgjedhjet e parakohshme edhe është duke vluar prej debateve zgjedhore, duket se sukseset është duke i korrur Era, Ledri e Lumi B në muzikë.
E para tashmë ka kaluar në një stazë tjetër, pasi që ka edhe famë ndërkombëtare, ndërkaq dy reperët mund të shkojnë rrugës së saj.
Sonte ata janë parë së bashku dhe në shoqërinë e tyre ka qenë edhe menaxheri i tyre Faton Shoshi (përjashto Lumi B), që është edhe pronar i kompanisë “Nesër”.
A është ky vetëm një takim për të shijuar sukseset e tyre apo ndoshta ata janë duke e menduar ndonjë bashkëpunim, këtë ende nuk e dimë, sepse edhe më parë Era ka pas bashkëpunim me Ledrin.