
Te jesh nene do te thote te kesh nje zgjidhje per gjithcka.
Te gjithe ne i admirojme nenat tona. Madje ne femijeri i kemi quajtur edhe heroina. Shpesh na ngjanin me qenie jo te zakonshme. Sikur ato kane nje fuqi te mbinatyrshme. Nuk arrijme te kuptojme si eshte e mundur te jene aq te perpikta. Te jene gjithmone ne kohe. Munden te mbarojne te gjitha punet ne oren e caktuar. Jane ne kohe per te marre femijet ne shkolle. Gjejne kohe te kujdesen per kopeshtin e luleve, per kafshet shtepiake dhe per femijet. Ne nje fare menyre mamate gjithnje behen idhuj. Kjo per arsye se asnjehere nuk thone se jane lodhur.
A eshte e veshtire te jesh mami??
Sigurisht qe nuk eshte e lehte. Duhet te kesh kohe dhe zgjidhje per gjithcka. Ja cfare ndodh me cdo nene cdo dite :
- Nena duhet te kete gjithmone nje zgjidhje per pyetjen : Cfare do te kemi per dreke?
- Nje nene e ben pazarin e javes me minimumin e shpenzimeve, sepse e din sa kushton cdo gje.
- Munden te plotesojne projektet per detyrat e shtepise se femijes. (Ajo mundet te pergatise edhe figura gjeometrike me plasteline).
- Nena e di se cfare ilaci duhet per cdo semundje.
- Vetem ajo mundet te qetesoje nje foshnje.
- Ate e kuptojne femijet me vetem nje shikim.
- Vetem nje nene e ndjek autobuzin e shkolles me vrap, sepse femija ka harruar dreken ne tavoline.
- Munden te qortojne dhe edukojne femijen ne te njejten kohe.
- Kane nje pergjigje per cdo pyetje te femijeve.
- Behen edhe rrobaqepese vetem qe femija te jete i lumtur.
- Lufton me merimangat vetem qe femija te fleje i qete. (Edhe nese nuk ka asnje merimange verdalle)
- Nje nene eshte ushtar per femijen dhe kjo gje nuk e lodh aspak.
- Nje nene harron se duhet te kujdeset edhe per veten pervec se per te tjeret.