
Të dashuruar kokë e këmbë. Kështu duken në fotot dhe videot që postojnë herë pas herë çifti i njohur, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani. Sot blogerja e famshme ka ditëlindjen (festimet se së cilës kanë filluar që mbrëmë). Me një darkë mjaft intime, nën dritën e qirinjëve, me partnerin e saj në krah, çdo gjë duket aq perfekte.
Partneri i saj mbrëmë i dhuroi një kuti në formë zemre të mbushur me peonie. Sipër saj kishte edhe një dhuratë të vogël, që Armina nuk e zbuloi se çfarë kishte brenda. Sot festa duket se vazhdon, pasi gjysma e saj I ka bërë një dedikim aq të bukur në rrjetet sociale, sa Armina do jetë lumturuar pa masë.
“Dita e lindjes tende është dita ime e fatit!Gëzuar ditelindjen shpirt dhe flm për gjithë dashurinë dhe pozitivitetin që rrezaton”
-ky është status i Shkëlzen Berishës për të dashurën e tij të zemrës.
Këtë super urim nga partneri i saj, Armina e ka publikura në profiling e saj në instagram ku shkruan “Nuk mund ta besoj, urimi më i bukur”.
Burimi : Revista Class