
Shporteza me veze dhe djathe. Receta gatimi te vecanta.
Perberesit :
- 1 pete brise
- 150 gr pancete e embel feta
- 200 gr djathe Cheddar
- 4 veze,
- ¼ gote qumesht i zier
- pak kripe, piper i zi dhe arre muskat e grire.
Pergatitja :
Si fillim duhet te nxehim furren ne 200 grade
Ndajme peten 4 pjese (Nese eshte e vogel). Ose ne aq pjese sa te deshironi. I pershtasim ne forme cupcake.
I pjekim per gati 10 minuta ne furre. (Mos e hiqni pa marre ngjyre te arte).
Pasi piqen, i nxjerrim nga format dhe ulim temperaturen e sobes ne 175 grade c.
Marrim shportezat nje e nga nje. Ne fundin e seciles veme nga 2 feta pancete. I sperkasim edhe me djathe te grire. Mbi secilen prej tyre thyejme nga nje koker veze. Iu shtojme edhe nga 1 arre muskat. Nga nje luge qumesht. Dhe tani jane gati ti pjekim perseri. Ne kete rast lihen per 16-18 minuta.
Pasi te piqen edhe kupezat me veze mund ti fikni dhe ti sherbeni.