
Pogace ndryshe nga te tjerat. E mbushur me proshute dhe djathe. Receta gatimi.
Perberesit per brumin :
- 250 gr kos (i trashe)
- 250 gr miell
- 150 gr majonese
- 2 veze
- 1 luge kafeje pluhur pjekjeje
- pak vanilje
- kripe
Perberesit per mbushje :
- 120 gr proshute
- 100 g djathe kackavall
Pergatitja :
Si fillim duhet ta ndezim furren ne 180 grade.
Ne nje ene nisim me pergatitjen e brumit. Si fillim perziejme kosin dhe majonezen. I perziejme qe te treten ne njera tjetren. Pastaj shtojme edhe vezet dhe i perziejme te gjitha derisa te njetrajtesohen.
Nderkohe shtojme kripen dhe pluhurin e pjekjes dhe i perziejme. Miellin e hedhim pak e nga pak duke e perzier. Do na formohet keshtu nje brume i qullet.
Gjysmen e brumit e hedhim ne taven e lyer me vaj. E shperndajme brumin me dore (te lagur me uje).
Aty radhisim fetat e djathit kackavall dhe te proshutes. Pastaj hedhim persiper brumin qe na ka ngelur. E hapim mire me dore (te lagur me uje).
E veme te piqet derisa ta shohim se ka marre ngjyre te kuqerremte. Per jo me shume se 30 minuta.
Pastaj fikeni furren. Nxirreni pogaqen nga tepsia dhe lereni te ike nxehtesia e madhe. Ndajeni ne feta dhe mund ta sherbeni.