
Poezia e fundit e Dritero Agollit – Dalëngadalë
Dalëngadalë
Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia.
Në oborr u tha në fillim një dardhë.
U shterr dhe pusi i madh tek avllia.
Ku kishte koliben qeni i bardhë.
Dhe vdiqën njëri pas tjetrit.
Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna.
Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit.
Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.
Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë.
Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rralle.
Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë.
Që thonë: “Ende ky gjallë”.
Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët.
Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!
Kur gripi më zë i ngrenë veshët.
Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?
D.Agolli