
Mesime te vlefshme qe filmat vizatimore na kane dhene.
Te keqiat ndodhin, dhe nganjehere njerezit i kane me te vertete ca gjera.
Jeta eshte e ndertuar me vuajtje, por kjo nuk do te thote se gjerat jane te pamundura. Edhe pse Hirushja vuajti shume ne fund ajo e arriti cfare deshi. Edhe pse iu desh te lante e te gatuante gjithe kohen, perseri ja doli. Edhe nese zhgenjehemi njehere, prap se prap do te ndodhe dicka qe do na gezoje. Ne fund te fundit ne jeten tone do te shfaqen njerez qe do e mbajne fjalen, dhe do na e japin cfare meritojme.
Femijet jane shume te pershtatshem.
Edhe ne kete rast do te mbetem tek filmi i Hirushes. Ajo na beri te kuptojme qe ne jete duhet te mjaftohesh edhe me pak. Edhe pse ajo jetonte ne nje shtepi pasanikesh, ngopej me therrime. Edhe pse ata ishin te pasur, asnjehere nuk kishte rroba te reja. Ndonese ishte thuajse nje familje per te, ajo nuk ndjeu dashuri vetem perbuzje. Edhe pse kishte kafshet qe e donin shume. Ajo mesoi ne jete se jo gjithmone kemi cdo gje qe duam. Ama duhet te mesohemi te vleresojme gjithcka kemi.
Parate dhe gjerat materiale nuk te japin lumturine.
Motrat e Hirushes, Anastasia dhe Drizela, ishin te perkedhelura nga e ema. Megjithate ato ishin zemerzeza dhe te pa vlera. Ato kishin cdo gje donin ne kete bote. Dhe ne fund te fundit nuk vleresonin jeten e tyre dhe asgje qe kishin. Gjithe ajo pasuri nuk i beri ato te jene te lumtura. Keshtu qe parate nuk na bejne te lumtur. Edhe me mire te jetojme me pak, dhe me siguri do te jemi te lumtur sesa me shume dhe te trishtuar.
Gjithkush meriton miresjelljen tone.
Te gjithe do te perpiqen te na bejne te ndihemi keq, por ne nuk kemi pse te sillemi sikur ata. Nese e ndjejme te sillemi mire, ashtu duhet te veprojme. Asgje ne kete jete nuk eshte e perhershme. Njerezit qe njohim mund te jene edhe kalimtare. Ndaj nuk do ishte mire te linim nje shije te keqe tek te tjeret. Miresjellja eshte virtyt qe jo te gjithe e gezojne. Keshtu qe behu njeri aq i mire sa te tjeret te kene neveri prej vetes nese jane te padrejte me ty.
Gjithkush merr ate qe meriton.
Nese dyshoni ne kete gje, mendohu dy here. A nuk kane vdekur te gjithe personazhet negative? Po ata qe ishin njerez te keqinj a nuk kane perfunduar te vetem? Nuk mendon se koha i jep gjithkujt ate qe meriton? Borebardha u bashkua me princin e saj. Edhe Hirushja u martua me princin. Njerka perfundoi e vetmuar. Ndersa shtriga vdic ne nje menyre te tmerrshme. Ndonese duhet shume kohe per te arritur aty ku duam, gjithmone eshte nje menyre qe na ben fitimtare. Mos harroni qe ne kete jete gjithcka kthehet.