
A ju ka ndodhur te hyni ne dhome dhe te harroni pse shkuat? Ja pse ndodh.
Ndodh ndonjehere qe edhe te shperqendrohemi. Disa alarmohen sikur u be hataja dhe kerkojne ndihme. Nuk jane te pakta rastet kur kerkojne medikamente kunder harreses. Ne fakt ne nje fare menyre edhe te harrosh eshte dicka mese normale. Jane disa impulse qe truri nuk i percepton dot menjehere. Sigurisht qe shkaktohen nga faktore te ndryshem por po permend disa prej tyre.
- Lodhja
- Ankthi
- Stresi
- Te paturit shume gjera ne mendje
- Perdorimi i medikamenteve per qellime te ndryshme
- Te qendruarit zgjuar per shume kohe
- Kafeina (Ndikim te drejtperdrejte ne tru)
- Perdorimi i substancave narkotike…. Etjere.
Sic e shihni, ekzistojne plot arsye se perse mund te harrojme. Ndodh natyrshem, dhe nuk kemi pse te shqetesohemi. (Nese na ndodh per nje periudhe jo fort te gjate sigurisht. Nese kjo gje perseritet vazhdimisht dhe panderprerje, atehere duhet te shqetesoheni).
Gjithsesi ti kushtojme pak rendesi disa situatave qe na ndodhin shpesh. Psh, hapim frigoriferin dhe nuk e dime pse e hapem. Shkojme ne dhome dhe se dime perse shkuam. Hapim raftin dhe nuk e dime perse. Kemi mjaft situata te tilla qe na ndodhin jo rralle here.
Psikologet kane zbuluar te ashtuquajturat ‘momentet e te moshuarve’. Te cilat mund te na trullosin dhe te nderhyjne ne perpunimin e informacioneve ne tru. Kjo ndodh sapo trupi te hyje nga nje dhome ne tjetren. Apo sapo te zhvendosemi per te kryer nje tjeter veprim. Ose te kerkojme dicka qe na nevojitet.
Duket se mendja e konsideron nje prag dere si dicka qe ekspertet e quajne ‘kufiri i ngjarjes’, duke sinjalizuar fundin e episodit te kujteses dhe hapjen e nje episodi tjeter.
Psikologet gjeten se truri ka tendence qe t’i largoje memoriet pasi trupi te kaloje nga nje dhome ne tjetren, duke i ruajtur informacionet si episode. E nese per momentin nuk e kujton dicka, kthehu aty ku ishe dhe fillo te mendosh perseri cfare doje. Ri-kujtimi i cfare po kerkoje do te jete i shpejte. Mbase merr disa sekonda. Ndaj nuk eshte dicka shqetesuese. (Keshillohuni me faktin se ju ndodh te gjitheve).