
Pune dore. Si te bejme doreza.
Dimri ka ardhur dhe ju akoma nuk keni blere doreza ? Tutoriale shqip falas te shoqeruara me fotografi ilustruese.
Nese ne raftin tuaj gjendet ndonje triko femijesh e koheve me pare, ose dicka e juaja te cilen nuk e perdorni me per arsye se nuk u bie. Atehere mund te dizenjoni vete dorezat tuaja !
Veproni sipas hapave te meposhtem. Normalisht edhe duke ndjekur menyren e procedimit sikur ne foto.
- Vendosni duart tuaja mbi bluzen qe keni vendosur te prisni.
- Vizatoni me nje shkumes formen qe do prisni. Sigurisht qe masa do jete me e madhe per ta bere lehtesisht vendosjen e dores ne te.
- Qepeni persembrapshti neper vijat qe keni bere.
- Kthejini persembari, dhe pastaj hekurosini qe te marrin forme.
I gezofshi dorezat e reja!
Veshje artistike per gotat.
Tani qe dimri ka ardhur, gota e cajit ose filxhani mbahen mese shumti neper duar.
Ndonjehere caji na ftohet duke pritur qe te mos djegim duart duke mbajtur goten. Fare thjeshte. Me gjera qe na gjenden ne shtepi mund te dizenjojme dicka shume te lezetshme. Praktikohuni me ne !
Me ndonje xhup, ose shall qe nuk i perdorni me, mund te beni veshje per goten ose filxhanin. Keshtu cajin tone do ta pime te nxehte dhe nuk do te djegim as duart.
- Marrim bluzen ose copen qe duam ta presim. E vizatojme me gjatesine qe na duhet, dhe me gjeresine e deshiruar nga ne.
- E presim copen, dhe e kthejme ne te dyja anet duke e qepur ne menyre qe te mos dalin fijet.
- Mund te vendosim edhe ndonje dekor si urruza, ose ndonje papion ne te. Kjo do te beje te duket me estetike dhe me e bukur ne dore.
Tashme gota e cajit eshte gati per dimer. Shijojeni !
Na vizitoni per me shume tutoriale shqip dhe totalisht falas.