
Raportet dyshe nuk janë asnjëherë të lehta, mbi të gjitha në fillimet e një lidhjeje kur që të dy kanë ide të ndryshme mbi arsyet e tyre për të qenë së bashku. Ndodh që ajo e merr shumë seriozisht, ndërsa për të bëhet fjalë për një histori si gjithë të tjerat, një rast për të kryer marrëdhënie seksuale. Si mund t’i shmangeni kësaj situate të pakëndshme, që shumë femra i bën që të vuajnë? Mjafton të kuptoni disa shenja të thjeshta, pak a shumë të drejtpërdrejtam :
Ta kam thënë!
Ai e ka vendosur në një drejtim të pasigurt historinë duke thënë: “Nuk dua një histori serioze në këtë moment të jetës sime, por dua vetëm të argëtohem”. Është treguar shumë i ndershëm dhe i sinqertë madje. Por mjafton vetëm të mos pretendoni që duke u njohur do të ndryshojë ide.
Nuk të telefonon
Keni kaluar një natë të mrekullueshme, plot me pasion dhe ai ju ka thënë fjalë nga më të bukurat. Por një ditë më pas telefoni juaj qëndron totalisht në heshtje. Mbase ka shumë punë? Mbase i ka humbur numri? Jo, thjesht për të ka qenë një moment shumë i mirë dhe kaq. Ai nuk e ndien më për të vazhduar më tej. Mbase pas disa ditësh do të ridëgjohet përsëri kur atij t’i duhesh sërish!
Nuk të prezanton dhe të njeh me miqtë e tij
Nëse takimet tuaja ndodhin vetëm midis ju të dyve dhe kurrë në lokale që ai frekuenton zakonisht. Kjo është një shenjë mjaft domethënëse. Ai nuk të njeh me miqtë e tij, kjo do të thotë se ti je thjesht një gjë për të dhe se bota e tij është një gjë tjetër. Ai nuk dëshiron që ti të hysh vërtet në jetën e tij.
Të ka ngritur një kurth
Ti e ke sjellë vërdallë duke mos i falur asgjë për një kohë të gjatë. Por ai ka bërë durim, ka qenë një kërkues i përkushtuar dhe i palodhur. Por pasi ti ke kryer marrëdhënie me të ai ka ndryshuar. Por si mund të ndodhë kështu? Për të nuk ka qenë dashuri, vetëm ka luajtur rolin e gjuetarit që ndjek prenë e tij. Pasi e mori njëherë atë çfarë donte, nis një tjetër gjueti.
Të telefonon kur nuk ka punë të tjera
Të ka thënë që nuk mund të dilte, sepse kishte lënë një takim me miqtë. Papritur telefoni bie… është ai që të kërkon që të dalësh, sepse u lirua. Je shumë e lumtur, mezi po prisje dhe ai sipas teje nuk të kishte zhgënjyer. Por kjo ka ndodhur sepse miqtë i kanë vënë shqelmin dhe nuk do që të rrijë vetëm pa bërë asgjë. Ti pastaj vrapon menjëherë ndërsa ai “numëron me gishta” ardhjen tënde.
Bën të rehatshmin
-Dalim? Shkojmë në kinema, në restorant?
-Jo, jam i lodhur, nuk më dilet. Përse nuk vjen ti nga unë?
Është gjithmonë e njëjta histori, por gjithsesi deri këtu gjithçka është në rregull. Kaloni një mbrëmje shumë të bukur, por pastaj: “Mirupafshim, shihemi”…dhe ti që kishe shpresuar që do të ishte diçka më shumë…
Nëse e takon me miqtë është i tërhequr
Mund të ndodhë ose je ti ajo që e ke bërë çdo gjë të ndodhë, për ta takuar në një lokal me miqtë e tij. Shpreson që të të njohë ose të paktën të të prezantojë si një mike të dashur. Në fakt, ai është i tërhequr, të përshëndet ftohtë dhe të bën të kuptosh që nuk je e mirëpritur. Çdo gjë tjetër mund të quhet përveçse dashuri…
Komunikoni vetëm përmes sms-ve dhe e-mail-eve
Sa mirë është të dëgjoheni edhe nëpërmjet telefonit, për të “marrë” ngrohtësinë e zërit. Por në fakt, me ju ai flet vetëm nëpërmjet sms-ve dhe e-mail-eve. Interesi i tij zgjohet vetëm kur ai do t’ju takojë ndërsa ju dërgon mesazhe ngacmuese. Më pas gjithçka kthehet si më parë. Rezultati maksimal me përpjekjen më të vogël.
Bën shumë premtime
Të bën shumë lajka, ju ofron botën në pëllëmbë të dorës, por më shumë sesa një orë seks nuk të ka fare në konsideratë. Madje, të kishte thënë që së shpejti do të bëni një udhëtim së bashku dhe nëse gjërat do të shkonin mirë do të jetonit bashkë. Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, por faktet thonë të vërtetën.