
Te kesh nje shok imagjinar. Sa e shendetshme eshte?
Disa prinder jane mesuar te shohin femijet te flasin me vete. Ndonjehere i drejtohen dikujt sikur ta kishin me te vertete perballe. Flasin, pyesin, qeshin dhe luajne me dike qe ne fakt nuk ekziston. Duhet ta kuptoni femijen tuaj ne keto raste. Ai ka nje shok imagjinar. Me te cilin flet gjithcka me te tjeret nuk i flet dot. Kjo ndodh per arsey te ndryeshme sigurisht.
Disa prinder alarmohen. Iu bertasin femijeve dhe ua ndalojne te flasin me dike qe nuk e shohin. Te tjere prinder mendojne se dicka nuk shkon me femijen e tyre. Keshtu qe kerkojne ndihme tek psikologet. Keto sjellje tuajat jane te gabuara ne njefare menyre. Eshtei pranueshem fakti qe nuk keni informacion. Ama nuk duhet te merrni masa ekstreme. Aq sa te denoni femijen tuaj, apo edhe ti vini kushte. Nuk eshte e drejte ne asnje lloj menyre.
Te kesh shok imagjinar, sidomos ne femijeri eshte normale.
Femijet jo gjithmone ja dalin te ambjentohen me te gjithe njerezit. Keshtu qe gjejne mbeshtetje tek shoku i tyre imagjinar. I cili eshte fiks sikur ata duan. Flet me te, luan me te, por edhe zihet ndonjehere. Kjo ndodh pergjithesisht rreth moshes 3-5 vjec. Duke qene se ka kaq shume nevoje per dike qe te jete si ai. Per dike qe luan lojerat qe i pelqejne. Dhe per dike qe i bindet mbi te gjitha.Te paturit nje shok imagjinar, nuk eshte crregullim por imagjinate e zhvilluar.
Nevoja per shoqeri.
Sigurisht qe femija juaj ka nevoje per shoqeri ne ato momente. Kjo nuk do te thote se keni femije antisocial apo qe nuk ze dot shoqeri. Te jeni te sigurte qe femija juaj eshte i bindur dhe koshient qe ai shok nuk ekziston fare. Por tek ai gjen mbeshtetje ne mbremje kur nuk ka shoket afer. Apo kur nuk ka ndonje ide per te zgjidhur ndonje problem. Kjo ndodh natyrshem. Mos e gjykoni femijen tuaj ne asnje menyre. Nuk duhet kurrsesi ti thone se -po shpik, -po genjen, -mos u bej budalla. Kjo do ishte nderhyrja juaj me e keqe.
Cfare mund te kuptojme nepermjet “shokut imagjinar” ?
Femija mund te ndihet keq per dicka. Per grindjet e prinderve. Per dhunen ne familje. Ndoshta edhe per mungesat qe ka, si ato materiale edhe shpirterore. Nje femije tregon shume me menyren sesi e trajton shokun e tij imagjinar. Mos i thoni femijes se ti po flet me veten, por pyeteni keshtu : Une e di qe ti ke nje shok iamgjinar, por cfare e ben ate me te mire se shoket e tjere? Ne kete moment femija do te tregoje edhe arsyen pse zgjedh ate. Femija juaj ndoshta ka frike nga dicka. Nga erresira mbase. Apo edhe nga dikush qe ben sjellje bulliste ndaj ti. Ndoshta gjithmone ka nevoje per mbeshtetje, prandaj edhe zgjedh te kete nje mik te tille. Me te cilin ndihet i brojtur por edhe i sigurte. Sinjalet dhe shenjat qe femijet japin jane te ndryshme. Mire eshte te mos i injoroni. (Nese nuk ja dilni vete, drejtohuni tek nje psikolog.)