
Në onkologjinë pediatrike, një kotele
Teoritë e Levinson bazoheshin mbi përfitimet evidente tek ata persona të sëmurë apo të shëndoshë, të cilët kujdeseshin për një kafshë: ajo vërejti se, ankthi, depresioni dhe stresi uleshin ndjeshëm në favor të një gjendjeje psikofizike shumë të mirë, veçanërisht në mesin e fëmijëve dhe të moshuarve. Ky përmirësim psikologjik provokon një rritje të mundësisë së shërimit të pacientëve: për këtë, shumë programe të terapisë së kafshëve organizohen në repartet e onkologjisë pediatrike.
Një qen në një shtëpi pleqsh (azil)
Edhe pse nuk janë të sëmurë, të moshuarit mund të përfitojnë një sërë të mirash nga vizita e një kafshe. Kjo jo vetëm që e ndryshon rutinën, zgjon interesimin dhe vetëdijësimin e kalimit të kohës te të moshuarit, por krijon një marrëdhënie dhe ndërveprim shumë të dobishëm. Sidomos në rastin e njerëzve të moshuar që vuajnë nga sëmundjet degjenerative të tilla si Alzheimer ose demenca senile, në këto momente “rizgjimi” mund të vërehen të papritura, të cilat kthejnë te personi periudha të shkurtra kthjelltësie.
Të kujdesesh për një kotele
Ekzistojnë protokolle të ndryshme të zooterapisë (terapisë së kafshëve): por në thelb të gjithë ata kanë për qëllim të inkurajojnë subjektin për t’u bërë i pavarur, duke u stimuluar ndjenjën e autonomisë dhe të përgjegjësisë falë edhe aftësisë për të krijuar vetë marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore ose duke u kujdesur për një kafshë.
Një kalë për të mësuar besimin
Zooterapia shpesh përdor kalin në terapitë e atyre personave që synojnë një shëndet dhe një mirëqenie të mirë. Krahasimi me një kafshë më të madhe dhe më të fortë se ne, lejon që të “punohet” me besimin. Kjo gjë largon stresin.
Një derrkuc indie kundër vetmisë
Pjesa më e madhe e programeve të zooterapisë parashikon që disa kafshë të shoqëruara nga padronët e tyre (dhe sigurisht nga një veteriner) kryejnë një vizitë javore për shembull në një azil: por në disa raste, një azil mund të zgjedhë të “adoptojë” përgjithmonë një kafshë nga fshati, ndoshta të vogël dhe më pak impenjative. Macet dhe brejtësit mund të jenë një zgjedhje inteligjente. Në spitale miratimi përfundimtar për një kafshë është më kompleks, përderisa prania e qëndrueshme e një kafshe paraqet probleme të higjienës.
Një qen për t’u shëruar më shpejt
Objektivi i pet-therapy është të rritja e vetëbesimit, edhe në qoftë se jeni të sëmurë ose të kufizuar në aktivitetet më të zakonshme të përditshme: të kujdesesh për një kafshë, qen, mace, kalë apo delfin ndihmon të jeni të vetëdijshëm për t’u kujdesur për veten tuaj në mënyrë të matur dhe përgjegjëse. Edhe pas një incidenti ose gjatë rrjedhës së një sëmundje degjenerative.
Një mace për të mos harruar
Shoqata e parë e vërtetë që ishte përgjegjëse për mbrojtjen e marrëdhënieve ndërmjet kafshëve dhe qenieve njerëzore dhe që ka studiuar përfitimet e një lidhjeje të tillë ishte Shoqëria Delta (www.deltasociety.org), e themeluar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1981. Ajo ende ka një ekip ekspertësh dhe shumë partnerë dhe përkrahës, sidomos spitale. Një studim i kryer nga Universiteti i Tolosas provoi se prezenca e një kafshe shtëpie kishte efekte pozitive mbi shqetësimet tipike të sëmundjeve.
Një labrador (qen) për sy të rinj
Pavarësisht se qentë rojë nuk konsiderohen si pjesë e një projekti të pet-therapy, ata nuk duhet të harrohen në kontekstin e ndihmës dhe asistencës ndaj njeriut. Në fakt, në sajë të inteligjencës dhe cilësive empatike të këtyre kafshëve, çdo vit me mijëra njerëz të verbër në botë rifitojnë autonominë dhe pavarësinë në jetën e tyre të përditshme.Shqip.al