
Speca te mbushur ne nje menyre qe asnjehere nuk e keni provuar.
Perberesit :
- 8 speca te medhenj per mbushje
- 2 patate tre ziera
- 2 filxhane caji djathe parmixhan te grire
- 10 feta djathe per tosta
- 1 veze
- 1 filxhan caji cepe te njoma te copetuara
- vaj ulliri, kripe.
Pergatitja :
Heqim farat e specave teresisht. I lajme me uje te vaket dhe i thajme me leter kuzhine.
Ne nje ene pergatisim mbushjen. Shtypim dy patatet ne forme pureje. Iu leshojme vezen dhe i perziejem bashke. Marrim djathin e tostave e copetojme dhe e hedhim bashke me djathin parmexhan. Perzihen te tera bashke mire e mire. Shtojme gjysem filxhani caji vaj ulliri. Ne fund hedhim edhe qepen e njome.
Iu shtojme kripe sipas deshires. Edhe piper apo spec te kuq nese e doni pikante.
Me kete mase te perftituar mbushim specat. Iu hedhim pak vaj ulliri dhe i veme te piqen. Duhet qe furra te jete e nxehte. Pjekja behet ne 30 minuta me 200 grade.
Kur te jene pjekur hiqini dhe sherbejini te ngrohte.