
Pamje e parë: Burrë e grua*)
(Është natë. Brënda në një odë për të fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanë bëhen hazër për të rënur. Në fund të odës ndrit një llambë afër shtratit.) Tana Vangjeli V. T. V. T. V. T. (Qesëndis.) V. (Me inat.) T. V. T. V. T. V. T. V T. (Me inat.) V T. V. T. V. T. V. T. (Me të lutur.) V T. V. T. V. T. (Duke qarë.) V. T. (Me lot.) V. T. V. T. V. T. V. T. V. T V T. V. T. V. T. V. T. V. T V. T. V. T. V. T. V. T. V. T. V. T. V. T. V. T. V. T. V.
Pamje e Katërt; Dit’ e Dasmës (Ndë odë të krushqet, sofra plot me mish të pjekur m I. A të pëlqen nusia, Gra e burra bashkë: Ç’mirë ja bëm’ krushkësë, Burrat vetëm, në valle: Moj unaza rreth me ar, II (Burrat rrinë përdhe të pinë me dolli.) Nuni: Gjithë burrat: Kush e pi këtë dolli? Nuni te prifti: Prifti N. Gjithë tok P. (Te nuni) N. (Te prifti) P. N P. Gjithë tok N P V P. Gjithë tok V P. V. N V. N. V. N. V. B. V. Gjithë tok B. N. B. N. B. A. B. Gjithë tok A. (Te nuni) N. A. N. A. Gjithë A. N. A. N. (Numëron) A. N. N. Gjithë tok. (Soset dollia dhe prifti ngrihet e zë vallen me burra, Do të them një këngë vetë, IV (Është natë: krusliqit zën’ e ikin duke uruar mëmën N. B. A. P. T. (Një nga nje ikin të tërë dhe mbeten vetëm ndë odë T. (Tek i biri) Dhendëri (i thotë s’ëmës) (Tana ikën.) V. (Dhëndri me nusen mbeten vetëm) DH. N. Dh. N.
|
Si dramaturg Çajupi i dha përmbajtje e formë të re dramës në letërsinë e rilindjes. Ai mbahet si një ndër themeluesit e komedisë shqiptare. Dy komeditë e tij, “14 vjeç dhëndër” dhe “Pas vdekjes” i bashkon këndvështrimi realist, kritik dhe humori i mprehtë popullor. Në komedinë “14 vjeç dhëndër”, ai sjell një skenë nga jeta e katundeve malore të Shqipërisë së jugut. Me anë të humorit ai godet zakonin patriarkal të martesave në moshë të re. Me “14 vjeç dhëndër” Çajupi krijon komedinë realiste të zakoneve. Kjo vepër ka hyrë në fondin klasik të veprave komike, për shkak të humorit të këndshëm, të gjuhës plot kolorit popullor, të personazheve dhe shkathtësisë së dialogut. Situatat komike e ngjarjet që paraqet autori ngjajnë si skena të marra nga jeta e përditshme. Ato janë paraqitur me realizëm, thjeshtësi dhe natyrshmëri.
Në gjininë dramatike përfshihen ato vepra që shkruhen me qëllim që të vihet në skenë dhe të interpretojnë aktorët. Autori fshihet pas personazheve vepruese që flasin nëpërmjet dialogut ose monologut. Llojet e hershme të kësaj gjinie janë tragjedia dhe komedia, të shkruara në vargje. Sot, përgjithësisht dramat shkruhen në prozë.
Komedia ka në bazë qesharaken dhe komiken. Ajo synon të thumbojë vese njerëzore të individit duke shprehur tolerancën dhe mirëkuptimin për të. Komedia nuk e kapërcen kufirin, kështu që nënkupton vetëm një përqeshje pa të keq e që në radhë të parë ka për qëllim nxitjen e gazit dhe humorit.
Komedia (greqisht komo – gazmor dhe ode – këngë)
Komedia merret me punët e klasës së mesme; qytetarëve dhe borgjezëve.
Personazhet
Vangjeli – plak i pasur
Tana – gruaja e tij
(Tana dhe Vangjeli janë bërë pjesë e personazheve realistë më të goditur të letërsisë sonë të traditës.)
Gjini – djali i tyre
Marigoja – nuse e tyre
Zonja Kote – kushërira e Tanës
Prifti, nuni, Abazi, zonja Briri – lehona.
Struktura
Komedia e vjershëruar “14 vjeç dhëndër” përbëhet nga 4 skena ose pamje siç i quan Çajupi.
Pamja e parë – burrë e grua
Është natë. Vangjeli dhe Tana bëhen gati për të fjetur dhe zhvillohet një bisedë mes tyre.
Pamja e dytë – në mulli
Brenda në një mulli dy gra po presin të bluajnë, këto janë Tana dhe zonja Kote. Kjo e fundit kërkon të bluajë e para, por Tana nuk e lë.
Pamja e tretë – urime
Në një dhomë është zonja Briri që po gatuan gjellën për të ngrënë dhe hyn Tana për ta uruar. Ajo është lehonë dhe ka frikë mos e marrin më sysh dhe shtrihet pranë foshnjës.
Pamja e katërt – dit’ e dasmës
Në dhomë janë krushqit, sofra është e mbushur plot me mish të pjekur në hell. Burra, gra dhe fëmijë hedhin valle. Burrat ngrenë dolli, kurse dhëndri rri në këmbë.
Siç shihet secila secila nga pjesët është ngritur mbi bazën e dialogut. Dialogu i një drame ndryshon nga dialogu i një pjese të zakonshme sepse personazhet në dramë nuk komunikojnë vetëm për të biseduar, por për të shpalosur mosmarrëveshjet që të çojnë te konflikti qendror. Prandaj edhe ky dialog ka ngarkesë të madhe emocionale. Dialogu krijon situatë të mprehtë dramatike që vjen si rrjedhojë e pozitës dhe gjendjes shpirtërore të personazheve.
Shpjegimi i titullit
Çajupi vret me pambuk. A godet fenomenin e keq me të qeshur. Çfarë familjeje mund të krijojë një 14 vjeçar?!
Ai trajtoi në këtë komedi tema sociale të kohës, si:martesa në moshë të re, pabarazia e burrit me gruan, marrëdhëniet familjare.
Tana që në fillim të pjesës së parë na duket me të vërtetë e sëmurë kur thotë:
Koka më digjet furrë..
Tana
Gjithë ditën ç’keshe bërë?
Ti për bar e për dru s’vete
dhe qahesh se nukë flete?
Tërë ditën ngas qetë
dhe drek’ e darkë bëj vetë,
gjithë puna përmi mua!
Ajo vazhdon më tej duke u ankuar për punët që bën sepse Vangjeli nuk bën asnjë punë as brenda në shtëpi dhe as jashtë. Ai është thjesht parazit që nuk di të bëjë asnjë lloj pune, veçse të rri tërë ditën.
Vangjeli
Përse të kam marrë grua?
Gratë për punë po janë.
Dembelizmi i Vangjelit është i trashëguar, ai këtë edukatë ka marrë. Ai si burrë nuk jep asnjë kontribut në këtë familje dhe paraqet në këtë mënyrë mentalitetin patriarkal të kohës dhe këtë e tregojnë edhe vargjet në vijim:
Vangjeli (me inat)
Mos më bën të të godit.
se zakonë s’e harrova,
sonte shumë të durova.
Nga hunda s’më heq dot kurrë,
se nuk’ jam si çdo burrë!
Jam shqipëtar i vërtetë,
do të bëj si dua vetë!
Ç’ke që s’pushon duke qarë?
Nga une ç’të ligë ke parë?
S’të kam lënë si të tjerë,
Vetëm, të shkret’ e të mjerë.
Nukë ika kurrë nga fshati,
eja, s’të shkoi inati?
Ngreu të biem të flëmë
dhe këto fjalë t’i lëmë.
Ai thotë që jam shqiptar i vërtetë, pra sipas Çajupit të jesh shqiptar i vërtetë do të thotë të jesh parazit në familje madje e kërcënon të shoqen që nuk e ka lënë të vetme, që nuk është larguar si të tjerët dhe ajo duhet të kënaqet kështu vetëm me prezencën e tij. A nuk i hyn thellë problemeve familjare dhe nuk e kupton as shkakun e vërtetë të sëmundjes së gruas së vet dhe i thotë marrim mjekun. Por, në fakt Tana nuk është me të vërtetë e sëmurë, ajo ka një sëmundje shpirtërore. Ajo lodhet nga punët dhe shfrytëzohet në familje, prandaj mendon që martesa e djalit do ta bëjë atë të ndryshojë status. Ajo do të luajë rolin e vjerrës, siç kishte bërë dikur vjerra me të.
Tana
…
Kur të kem nusenë ndihmë,
punëtë bënenë vetë,
nukë rrojmë me jetë!
Pse s’më flet?
Çajupi e ka kuptuar shumë mirë që martesat bëhen për të marrë një krah pune, një ndihmë. Ajo që e bën qesharake këtë martesë është diferenca e madhe e moshës së dhëndrit dhe nuses. Duket në pamje të parë sikur ato po marrin një shërbëtore në shtëpi.
Kjo lloj martese në moshë të re ishte zakon, mentalitet i vjetër. Këtë e pohon edhe Tana në vargjet:
Tana
Me mua kur u martove,
sa vjeç jeshe, mos harrove?
Tani për djalënë tonë
do të ndërrojmë zakonë?
Fakti që kanë shumë ara dhe vreshta tregon që kanë nevojë për ndihmë, për dikë që t’i ndihmojë të punojë arat, por tregon edhe që ishin të pasur.
Vangjeli
Minji gdhietë, moj Tanë!
Tani lë bejnë mënjanë
dhe hajde të flemë pranë,
eja se më mori gjumi. (Shtrihet.)
Ky është treguesi tipik i burrit shqiptar që nuk ka ndër mend të zgjidhë problemet e shtëpisë, por të flejë gjumë e t’i kthejë kurrizin këtyre problemeve.
Fjalët e Tanës janë komike dhe kundërshtojnë njëra – tjetrën. Nga njëra anë ajo thotë që djali është bërë burrë dhe nga ana tjetër kemi një burrë 14 vjeçar. Tana duket sikur po qan nga gëzimi që do të bëhet vjerrë, por ajo qan nga gëzimi që po i vinte dikush t’i bënte punët dhe statusi i saj do të ndryshonte.
E vetmja figurë tragjike këtu është Marigoja sepse është ajo që e pëson gjithë këtë situatë. Gjatë dialogut midis Tanës dhe Vangjelit personazhi i Tanës pëson një transformim që mun ta paraqesim edhe me anë të një kurbe. Ajo e nis bisedën me ankesat e saj, qan që të tregohet e dobët para të shoqit, e kundërshton atë, e qorton që ta vërë në sedër, mallkon veten dhe në fund arrin qëllimin e saj.
Komizmi në këtë vepër ndërtohet me:
- Mospërdorimin e emrave të personazheve duke i quajtur: nusja, dhendri;
- Përdorim i urimeve: mirë që shpëtove. Qoftë këmbë e mabrë, të të rrojë, të të rrojë burri etj;
- Mallkimeve: ujku të të hajë;
- Gjithashtu përdoren edhe mjaft fjalë krahinore dhe kjo vihet re si në leksik edhe në sintaksë. Përdorimi i fjalëve me theks tejfundor, ndërkohë që shqipja ka thks fundor i jep vargut muzikalitet.
- Përdorimi i shprehjeve frazeologjike, si: i dalçin që të dy, i vaftë shpirti në derra etj.
Temperamenti i Çajupit spikat edhe në përdorimin e mjeteve shprehëse, si: pyetjet retorike, përsëritjet, anaforat, pasthirrmat. Tana është një personazh i ndikuar tek autori pasi personifikon figurën e gruas zagorite. Kjo ka ndikuar te Çajupi që në lindje, pasi fëmijëria e tij është e mbushur me mbresa të shumta e të larmishme, por drama shoqërore e gruas zagorite në atë kohë ka luajtur rol parësor në vetëdijen e autorit.