
“Unaza antike e At Shtjefen Gjecovit”.
“KISHA NE KOPSHT TE GETHSEMANIT fq.24. Dt.29-nentor-1944. Largimi i nazisteve gjermane nga qyteti i Shkodres dhe “pushtimi “nga komunistet Shqiptaro-jugosllav.
Shqipnia e terrorizueme kishte ra ne koma. Njerezit e ditun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerezit e paditun kishin ne dore gjithcka, ate qe nuk dihej. Mbas disa ditesh, mbrenda qytetit filluen operacionet ushtarake dhe kontrollet. Te gjithe shtepite e qytetit, pa perjashtim, kontrolloheshin prej partizaneve t’armatosun. Cdo skute, cdo biruce, cdo oxhak dhe cdo quer kontrollohej.
Nen pretekstin se ishin ne kerkim te”kriminelave” e “reaksionareve“, keto veprime kishin si qellim me mbjelle terrorin ne gjithe popullsine. Prandej pothuej nder te gjitha rastet, shoqnoheshin me pushkatime e me burgime. Shumekush, per t’i ike terrorit, merrte arratine nder male e hidhej n’ilegalitet, ose strukej te ndonji mik besnik. Ndeshkimet per ata qe strehojshin “Reaksionaret” ishin torturat e tmerrshme dhe pushkatimi. Kjo ndodhte te bahej edhe vetem pse emni i nji personi ishte i ngjashem me ate te ndonje tjetri, te cilin e kerkojshin. E shumta e atyne njerezve, ushtarake a civila, te ngarkuem me detyra e pergjegjesi, ishin analfabete ose gjysa’analfabete.
Ne fillim te dhetorit-1944 ia behi ne Kuvendin Franceskan te G’juhadolit, nji grup i randesishem prej 7-8 vetash, i shoqnuem prej Kole Jakoves. Thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut.
Prune me vedi shume urdhnesa, si mbylljen e revistes kulturore “HYLLI I DRITES“, si edhe te gjitha revistave tjera fetare si :
- Zani i Shna-Ndout
- Zgjimi i djelmnise
- Bijat e Zojes, etj.
Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjes si edhe te gjitha shoqatave fetare. “Vizituen“edhe Biblioteken dhe Muzeun e At Shtjefen Gjecovit. Kola, kerkoi unazen e Gjecovit. Keshtu thirrej nji “Unaze antike“, me gjase e shek.I-re, arit. Punim i dyfishte me mjeshteri te madhe, qe kishte nji gur te nalte joproporcional me unazen. Thuhej se nje perfaqesues i British Museum-it (Londer) kishte ofrue per te, shumen”14.000-sterlina ar”.
Nderkaq, Kola e muer dhe leshoi nji leter-vertetim !
*P.S.: (Qe nga ajo dite ogurzeze “Unaza e Gjecovit” nuk eshte permendur me kurre pervec disa spekullimeve te ndryshme ne lidhje me fatin e saj. Dyshohet se ky artefakt i pacmuar, ka rene ne duart e kriminelit Nako Spiro).