
Panine te mbushura me lakra. Receta gatimi.
Perberesit per brumin :
- 3 gota miell
- 1 filxhan kafe me miell misri
- nje filxhan caji me qumesht
- 1 luge embelsire me maja
- nje luge caji me sheqer
- 1 luge caji me krip
Perberesi per mbushje :
- 1 tufe lakra
- 1 filxhan caji me gjize
- 4 qepe te njoma
- pak majdanoz
- pak koper
- 2 veze
- 1 filxhan kafe me vaj ulliri
Pergatitja e mbushjes :
I lajme lakrat dhe i presim holle. I veme te ziejne me vaj dhe uje. Kur te jene pothuajse te ziera ju shtojme qepet e njoma te prera imet. Pastaj hedhim majdanozin dhe koperen. Ne fund shtojme 2 vezet. I perziejme mire dhe e leme tenxheren menjane te ftohen.
Pergatitja e brumit dhe mbushja :
Hedhim majane, sheqerin, ujin e vaket, qumeshtin ne nje ene dhe e leme per 15 minuta. Pastaj shtojme edhe miellin. (Edhe te misrit edhe te grurit). Neqoftese ju do t’ju ngjitet brumi neper duar atehere i hidhni miell dhe e punoni pak. Nderkohe kur te vije teresisht qe te mbushet ena, punojeni perseri dhe lereni te vije perseri. (Keshtu beni 3-4 here, dhe brumi do te jete shume i mire). Me pas do te ndani brumin ne pjese te vogla dhe i shtrijme pak. I mbushim me lakrat qe kemi pergatitur. E mbyllim peten dhe i veme ne tepsi. (Te cilen e kemi lyer me vaj). I lini te vine per 30 minuta ne furre por pa e ndezur. Mbas 30 minutave e vini temperaturen ne 180 grade per 25 minuta.