
Si te largojme stresin pas nje situate te veshtire.
Stresi, eshte fjala me e perdorur ne jeten e perditshme.
E cuditshme sesi pasojat e tij, jane te ndjeshme edhe tek femijet e vegjel apo te moshuarit, per te mos permendur te rinjte. Kohet e fundit statistikat tregojne se stresi qe perjetojne te rinjte e universiteteve eshte i barazvlefshem me stresin qe ne vitet ’50 kane perjetuar te semuret mendore. Pra, nuk behet fjale per dicka favorizuese. Kemi te bejme me nje fenomen qe disfavorizon te rinjte vecanerisht.
Edhe pse mbetet nje fjale e lakueshme prej te gjitheve,nuk do te thote se nuk ka nje zgjidhje per kete.
Cfare duhet te bejme eshte te Vet Reflektojme dhe te Monologojme me veten tone. Ne fund te fundit cdo problem e ka nje zgjidhje dhe cdo situate eshte e perkohshme. Thjesht nuk duhet te u japim me shume rendesi sesa kane gjerat apo personat. Na ndodh te stresohemi me se shumti per gjera qe kane shume pak rendesi. Gabimi qe ne bejme eshte se nu u japim me shume rendesi sesa kane.
Cfare duhet te bejme nese jemi te stresuar :
- Te gjithe ne e kemi nje vend te preferuar. Nje vend qe na jep kenaqesi ose qetesi. Nderkohe qe jemi te trishtuar, bejme mire qe te nisemi per atje.
- Te shmangesh paisjet teknologjike te cilat te vene ne kontakt me nje stresor. (mbylle internetin dhe nese e ke nevojshme te kesh telefonin me vete, le te sherbeje vetem per te degjuar muzike)
- Qendro me dike qe te lehteson edhe duke mos folur fare. (shok\shoqe)
- Ec vetem! Edhe nese nuk ke ne mendje nje vend se ku mund te perfundosh, nisu dhe ec.
- Bej cfare te duket e quditshme por te ben te jesh vetvetja.( vrapo ne mes te rruges, qesh me te madhe, hidh gure me gjithe force ne uje , cfaredo qe mundet te lehtesoje)
- Nese nuk e ke mundesine qe te ikesh diku, ose nuk ke aspak deshire te dalesh. Atehere eshte shume mire te qendrosh ne dhomen tende. Te pish nje filxhan caj dhe te degjosh muziket tua te preferuara edhe nese ato jane nostalgjike.
Menaxhimi ne menyren e duhur te situatave stresante ka ndikim shume te madh ne jeten e gjithsecilit prej nesh.