
Giuvarlakia. Receta gatimi tradicionale Greke.
Perberesit :
500 gr mish i grire vici
2 filxhane oriz
1 qepe e grire
1 veze
5 luge majdanoz
2 luge gjelle nenexhik
pak miell
kripe
pak piper
pak vaj ulliri
Perberesit per salcen :
2 veze
1 limon
2 luge niseshte
pak miell
1 gote uje i ftohte
Pergatitja :
Hedhim mishin e grire ne nje ene, dhe shtojme vezen, qepen, majdanozin kripen, piperin, pak vaj. I japim nje vale orizit dhe e shtojme aty. I perziejme me dore te gjithe perberesit. Pastaj i ndajme ne toptha te vegjel, ne madhesine e nje kokrre arre.
Hedhim ca miell ne nje pjate. I kalojme qoftet neper te, dhe me pas i veme ne nje tenxhere me uje qe valon.. Lihen te ziejne per 20-30 minuta ne zjarre te avashte.
Pergatitja e salces :
Hedhim vezen, lengun e limonit dhe niseshten. I perziejme mire qe mos te ngelin toptha nga niseshtja.
Shtojme edhe nje gote uje nga lengu qe ziejne qoftet. Sigurisht nuk duhet te jete i nxehte sepse e mpiks shume shpejt niseshten. I rrahim mire derisa te marre trajten e nje mase te trashe.
Kete mase e hedhim ne tenxheren me qofte qe akoma jane ne zjarr te avashte. Ngadale e hedhim dhe e perziejme derisa te trashet lengu.
Pastaj e fikim dhe e sherbejme. Do jete shume e shijshme nese i grini pak djathe te bardhe siper.
JU BEFTE MIRE!