
Ragip Dragusha – Betimi i pranverës (Teksti)
Betimi i pranverës
Po kush tha se pranvera,
me lulet asht zemërue?
Asht marrë vesh’ me stina tjera,
me bor’ tana mi mbulue?
– Pasha bukurinë tuej,
Pasha t’kandshmen erë që l’shoni !
S’jam e zoja se me mujt’,
veç pranver’ ju baj të rroni !
Perëndisë i qofsha falë,
që mue më pagëzoj,
kur çel’ lulja e parë,
veç PRANVER’ duhet ti thojmë.
Shtëpia jeme asht natyra,
ku bukuria mbretëron.
Aty ku çelin mijra ngjyra,
atje ku andra ma shum’ jeton…