
Cfare do te doja te ju thoja njerezve………
Ne fakt kam shume gjera ne mendje. Por nuk dua te tregohem e ashper. Te pakten jo aq sa jeta tregohet me ne. Me mua me sakte. Tani ndoshta ka ardhur koha qe te them gjithcka kam ne mendje. Me vjen keq per shume gjera. Me vjen keq pike se pari se jam ne kete vend. Arsyeja eshte e thjeshte. Se te gjithe mezi presin te ta bejne me gisht. Shohin vec cfare tha e cfare beri dikush.
Me vjen keq qe njerezit nuk jane pozitive….. Jo sa une por aq sa kane ne shpirt. Per kete jam e trishtuar. Se te gjithe pertojne te thone nje fjale te mire. Asgje nuk i kushton askujt per te bere dike te ndihet mire. Por jo……Te gjithe zgjedhin te gjykojne e te thumbojne me fjale. Si te ishim duke jetuar 1000 vjet. Asgje nuk do marrim nga kjo jete o njerez. Sot jemi neser nuk jemi. Eshte e thjeshte.
Jam e trishtuar te shoh te rinj qe perkedhelin telefonet e tyre. Ata qe nuk flasin me njeri tjetrin duke u pare ne sy por nga insta ose facebook live. Sa trishtim…. E si mund ta shijojme jeten nese jemi kaq te fiksuar pas telefonit e jo njerezve? Sot askush nuk do ta dije se si duket ne te vertete por si duket ne foto. Trishtohem nga fytyra te shperfytyruara duke u perpjekur te duken bukur ne nje selfie…..
A nuk eshte per te ardhur keq per brezin e ri? E kam fjalen per 13-14 vjecaret qe bejne make up si te ishin 25.. E cfare do mbajne mend nga femijeria? Ahh po. Do kujtojne sesa qindra followers kane patur ne rrjete sociale. Do mbajne mend edhe komplimetet fallco qe kane marre prej te tjereve.
Me trishtojne njerezit e deshtuar. Me falni qe e thashe keshtu por te tille jane. E kam fjalen per ata qe qendrojne njeane rruges dhe fishkellejne si te uritur. More njerez te babezitur a nuk e kuptoni se prishni rehatine e njerezve te thjeshte? Si nuk e kuptojne se shperndajne kaq shume energji negative. Sikur permbushen kenaqesite e tyre me nje te feshkellitur ose nje kompliment te dale mode. Kur do e kuptoni se thjesht merrni perbuzje asgje me shume.
Me vjen keq per te gjithe te rinjte qe po rriten me frike. Me frike per te ndjekur endrrat e tyre. Kane frike per te zgjedhur te lire cfare duan te bejne. E tmerrshme! Si u mohohet mundesia per te jetuar si njerez te lire. Nuk dua te jem ketu ku jam….
Do doja te ju thoja te gjithe njerezve : Mos ua beni jeten te pamundur te tjereve. Jetoni ne qetesine ose ne zhurmen qe vete keni krijuar. Askush nuk meriton ti prishet qetesia prej askujt..