
Ndre Mjeda – Ndera e femijeve per mesues
Ndera e Fëmijve Për Mësues
Te ju që lodheni me ne gjithë ditën,
Kjo mende e vorfën, kjo zemër shkon.
E sa t’kem’ shpirtin, sa t’shofim dritën,
Dashtninë e nderën gja s’na pakon.
Nji bimë e vogël, lanun n’shkreti,
E pamire rritet, pa fuqi t’vet.
Po, me lmue dora e bujkut t’ri
Sa lule t’bukura e shuemja qet.
Na jemi t’vorfën… si me e pague
Kët farë kujdesi, gjithë kët trazim?
Por kemi ‘j zemër, ani, kët jue,
O mjeshtra t’dashtun, ju falim shqim.
Ju cenë ndër k’ndime, ju ndigjesë doni,
Kët nderë për t’mira lypni peshqesh.
e na mbas k’ndimesh, mbas pun’sh që m’soni,
Do t’shkojmë, si zemra ju do’prej nesh.