
Eshte e natyrshme dhe mese normale te pyesim. Sidomos nese jemi me njerez te rinj ne rrethin shoqeror. Por pervec tyre, pyetje te shumta bejme edhe ndaj familjareve. Ose me shume ndaj te vegjelve te shtepise. E ne shume raste ndaj te perkedhelurve.
Logjika e njeriut shpesh i kalon disa kufinj. Ndoshta eshte deshira per te ditur dicka me shume. Apo per te germuar aq thelle sa sesben te gjeje pergjigje. Nuk dua te them se nuk duhet te pyesim. Ama disa pyetje me mire te mos beheshin.
Ja ku dua te dal. Tek pyetjet : Ke do me shume? Ose Kush te pelqen me shume? Apo, Cili eshte me i mire?
Pa frike keto mund ti quajme pyetjet vrasese shpirterore. Po po, te tilla jane. A keni menduar ndonjehere se sa ndikon nje pyetje e tille tek dikush? Po mire, si do te ndiheshe ti ne pozicionin e nje femije apo adoleshenti para nje pyetje te tille?
Sigurisht qe nuk e mendojme gjate. Ndjenja qe e bejme femijen (po marr si rast) ne ato momente nuk pershkruhet dot. Ndjenje e thelle FAJI, HEZITIM, PAVENDOSMERI, FRIKE, PASIGURI e shume te tjera. Nese e shihni me vemendje femijen pas pyetjes : “Ke do me shume mamin apo babin?” do vereni :
Se pari : Pavendosmeri
Eshte logjike ne fakt. Si do mundet te zgjedhe mes dy prinderve. Aq me shume kur i ka te dy prane.
Se dyti : Ankth
Do shfaqe sjellje ankthioze. Mbase do ktheje koken disa here drejt te dy prinderve. Me pas do shohe me ‘inat’ ate qe e pyet.
Se treti : Hezitim
Detyrimisht qe do te hezitoje. Duke mos ditur te ndaje dashurine ne dy copa. Ose duke mos qene ne gjendje te jape prioritet ndaj dy dashurive.
Se katerti : Pergjigje e paqendrueshme.
As fjaline e plote nuk e thote dot. Vec nje -Mamin, e ndersa kthen koken nga babi do thote, Babin. S’do mend qe ne me pak se 3 sekonda do thote : Te dy njesoj i dua.
Se fundmi : Faj
Nje ndjenje faji qe nuk do i kaloje sado te nderrohen tema bisedash. Normalisht qe do ndiheet keq. Ai i ka thyer zemren njerit prind duke zgjedhur tjetrin.