
Pite me gjize dhe presh. Receta gatimi.
Perberesit per brumin :
- 3 gota miell
- 1 luge gjelle maja
- 1 luge gjelle sheqer
- pak kripe
- uje i vaket (1 gote ose edhe me shume)
- vaj ulliri (1 filxhan caji)
Pergatitja e brumit :
Perziejme bashke sheqerin me majane. Do i lini per 3-4 minuta bashke derisa te vijne. Do vini re se do fryhet mire majaja. Keshtu ne nje ene te thelle hidhni miellin. Beni nje grope ne mes dhe hidhni majane e sheqerin, edhe kripen. Shtoni edhe vajin e ullirit dhe ujin. Keshtu filloni te punoni brumin me dore. Kur te jete ngjeshur e mbulojme me nje cope dhe e leme ne qetesi.
Perberesit per mbushjen :
- 300 gram gjize
- 3-4 presh
- 2 veze
- pak kripe
- 1 filxhan caji vaj ulliri
Pergatitja e mbushjes :
Veme vajin ne zjarr te nxehet. Marrim e pastrojme dhe lajme preshet. I veme te skuqen. Vetem pasi te kene humbur vellimin hidhni kripen dhe gjizen. Perziejini mire dhe rrihni ne ta edhe 2 vezet.
Pergatitja e pites :
Hapeni ne nje tavoline pune brumin. Duke e lagur mire me vaj shtrijeni me dore. Mbusheni me masen e pergatitur dhe mbeshtilleni per se gjati. (Sikur mbeshtillet zakonisht byreku me mish.) Vendoseni ne nje tepsi, dhe verini te piqen. Duhet furra te jete nxere paraprakisht. Pjekja behet per 30 minuta ne 180 grade.
Kur te jete pjekur, lereni te ftohet pak dhe pastaj priteni ne porcione.
Ju befte mire!