Gurabia me recel per mengjes. Receta gatimi
Perberesit :
- 2 gota uji miell
 - 2 luge niseshte
 - 3 veze
 - 1 gote e gjysme qumesht
 - 120 gram gjalp i shkrire
 - 1 luge caji maja
 - 1 gote uji sheqer
 - recel
 
Pergatitja :
Ne nje ene hedhim miellin. E perziejme mire me dore me majane. Ne mes bejme nje grope. Hedhim te gjithe perberesit ne te. Fillojme i punojme me dore. Do na krijohet nje brume i ngjeshur. E mbulojme me nje cope dhe e leme gjysme ore te fryhet. Pastaj e ndajme ne topa dhe i shtypim me dore. Ne mes iu bejme nje vrime me gisht dhe iu veme recel. (Recelin zgjidheni sipas deshires). Shtrojme leter kuzhine ne nje tepsi. E lyejme me gjalp dhe vendosim gurabijet. I fusim ne furre ne 180 grade per 35 minuta. I dalloni edhe me sy kur te jene pjekur. Fikini dhe servirini per mengjes. Mund ti dekoroni me sheqer pluhur nese deshironi.
Nese i shoqeroni me caj jane me te shijshme.

