
Evandro Malshi – “Ëndrra” (Shkrime te lira)
“Ëndrra”
U afrua drejt meje, më përqafoi dhe si nën zë diçka foli.. Se mora vesh por as mu dha ta pyesja se çfare tha. Mu shkëput nga kraharori. Ktheu kokë nga lugina një moment. Po merakosesha. U bllokova dhe se dija ç’ti flisja. Për fat në pak sekonda ndaloi së vëzhguari dhe mu kthye :
-Jeta po më sëmur!!!
U shtanga.
-Nuk jam doktor. –ishte përgjigja ime e ftohtë…
-S’të kërkova të jesh… Po të shprehem, mos ji kaq i ashpër me mua. Thjeshtë të kërkova ndihmë, mundohu të më kuptosh, mundohu të më ndihmosh!!
Më dukej sikur ajo qante në heshtje pa lotë dhe unë imitoja pa shprehur ndjenjat e saj.
Sikur të kisha pësuar ndonjë traumë, po ashtu dukesha… Se kuptoja ç’lidhje kishin gjërat, si u lidhën deri në ktë pikë. Se kuptoja dot si?? U mendova mirë por vetëm në pak sekonda. Sa? Nuk i numërova. U kollita për të theksuar që isha gati ti përgjigjesha dhe sikur ta dija… Ajo ktheu kokën e saj në çast.. Më pa. Gjithashtu po e shikoja. Dalloja lodhje në qepallat e saj, vite të shembura, por diku thellë i vëreja dhe një pikë uji të mbushur me shpresë.
–Dëgjo e dashur, qëllon që të të flas ashpër sepse në ashpërsi u rrita. E di që mund të thuash që unë nuk kam faj për këtë, e di por kështu është mënyra ime e të shprehurit. Tani mundohu ti të më kuptosh mua. Nuk jam i fushës së mjekësisë që të të gjejë një medikament shërues. E as s’mund të bëhem dot një i tillë. Deri te këto fjalë jam i bindur që ti vetëm po mendon që egoja ime kalon shumë caqe. Do të ta vërtetoja që je gabim. Nuk jam asgjë, s’vlej as dy lekë ndoshta por ja ku po ta them që për ty rrahjet s’do ndalnin kurrë. Sepse ti je vena kryesore e referimit, për çdo gjë dera e zemres sime të mirëpret pa kushte. Dhe e gatshme që çdo gjë ta përballojë dhe luftojë së bashku me ty… Cdo moment.
Përsëri një heshtje që plagoste emocionet. S’po e prisja dot pritjen e fjalëve të saj. Në ankth kisha humbur i tëri, zverdhur si gjethe.
Përballje në kater sy… Dhe ja… :
-Nuk më tha asnjeri kështu. Çdo kush që vinte tek unë sillte dicka te keqe dhe kur ike linte po ashtu diçka tjetër të keqe. Ti po më plotëson. Po mbush shumë hapësira të gdhendura. Je i mirë…-ishin fjalët e saj të thjeshta që më prekën thellë dhe zbarkuan plot dashuri në çdo cep të mendjes.
Më puthi duart ndërkohë, si të isha ëngjëlli i saj… S’reshtja së shtërnguari në kraharor dhe ledhatuari flokët e saj.
Arrita të kuptoj diçka mbi të gjitha : “Shpresa në atë pikë uji isha unë.”
Evandro Malshi ✍️
?