
Petulla me mjalte per mengjes. Receta gatimi.
Petulla me mjalte
Perberesit :
- Dy filxhane caji miell
- 1 luge e vogel maja
- 3 kokrra veze
- pak krip
- 2 gota qumesht
- 1 luge mjalte
Pergatitja :
Si fillim do te rrahim vezet. (Me nje pirun jo me rrahese vezesh). Iu shtojme edhe kripen.
Pastaj shtojme qumeshtin dhe i perziejme derisa te perhapen vezet.
Shtojme majane dhe miellin.
I rrahim panderprerje qe te mos mbetet asnje topth i paplasur. Pastaj iu hedhim edhe mjaltin qe te marre arome edhe brumi.
Veme nje tigan ne zjarr me vaj. Kur te kete arritur nxehtesine maksimale fillojme e hedhim brumin. (Perdorim nje luge te thelle). Nderkohe qe kur petulla te marre ngjyre e kthejme ne anen tjeter. Keshtu veprojme me te gjithe brumin.
Pasi ti kemi skuqur te gjitha, i vendosim ne nje pjate. Siper iu hedhim pak mjalte. Keshtu kemi pergatitur petullat me te shijshme qe kemi provuar ndonjehere.