
Bathet
Bathët, edhe pse mund të konsumohen pothuajse gjatë gjithë vitit, momentin e tyre më të mirë e kanë nga marsi e mbrapa. Ato duhen pastruar një e nga një përpara se t’i bëni pjesë të pjatave të shijshme. Ato janë të përshtatshme për t’u gatuar me rizoto, supë ose edhe të skuqura për t’u përzier më pas me ndonjë lloj sallate.
Lakërishta
Lakërishta është një perime me shumë aromë, ka një shije pikante tepër karakteristike. Është e pasur me vitamina dhe kripëra minerale, është e rëndësishme për këdo që dëshiron të detoksifikohet nga duhani. Ajo është e mirë edhe ndaj luftës kundër mbajtjes së ujit dhe celulitit, sepse është një diuretik natyral.
Shpargu
Pastrues, pa kalori, i pasur me vitamina: shpargu është një nga perimet më të dashura në pranverë. Ai gjendet në shitje në lloje të ndryshme: i bardhë, jeshil dhe violet.
Mashurkat
Ndryshe nga bishtajoret e tjera, mashurkat hahen të gjitha. Duhet të pastrohen, t’i priten skajet dhe më pas të zihen. Nuk hahen të papërpunuara. Nuk kanë proteina, yndyra dhe karbohidrate dhe për rrjedhojë as kalori. Kjo falë edhe përmbajtjes së lartë të ujit, thuajse 90%.
Lulelakra
Në të vërtetë lulelakra është një perime tipike dimërore, por që përdoret edhe në fillim të pranverës. Gatimi ideal i saj është shumë i thjeshtë: lëreni të ziejë dhe më pas konsumojeni si sallatë.
Rrepat
Rrepat përmbajnë vitaminë B dhe kanë veti qetësuese. Të përbërë kryesisht nga uji, ato përmbajnë hekur, kalium, fibra dhe pak kalori. Përdoret për sallatë dhe ka shije paksa të athët.
Spinaqi
I pasur me hekur, edhe spinaqi është perime që vjen nga dimri, por që konsumohet edhe në pranverë. Preferohet i gatuar në avull dhe i marinuar me limon dhe vaj ulliri.
Koperi
Ndihmon në tretje dhe eliminon erën e keqe të gojës, është pa kalori dhe perfekt për t’u “pastruar” pas një dreke të rëndë. Koperi këshillohet të konsumohet krudo, për të mos i hequr vitaminat.
Sallata jeshile
Sallata jeshile është sallata tipike pranverore. Do të bënit mirë që t’i konsumonit të freskëta, sapo i blini.
Preshi
Preshi është i vështirë për t’u tretur, por në supa është tepër i shijshëm. Ai u jep atyre një shije të veçantë dhe aromatike.