
Për adhuruesit e kafesë vjen një lajm i mirë : pija e zezë zgjat jetën.
Sipas dy studimeve të publikuara në revistën “Annals of Internal Medicine”, kush konsumon një filxhan kafeje prej 235 ml në ditë ka një rrezik vdekjeje 12% më të ulët. Përfshirë këtu të gjitha shkaqet :(Sëmundje zemre, kancer, goditje, diabet, problem të frymëmarrjes dhe veshkave). Për ata që konsumojnë tre filxhanë, vdekshmëria është 18% më e ulët në krahasim me ata që nuk e pinë.
Studimi i pare është bërë nga Marc Gunter, epidemiolog i Larc (International Agency for Research on Cancer). I cili mori në shqyrtim konsumimin e kafesë nga rreth 520 subjekte nga 10 vende të ndryshme europiane : I ka monitoruar për 16 vjet dhe ka shqyrtuar vdekjet dhe shkaqet e tyre.
Ndërkohë raporti i dytë është bërë nga Veronica W. Setiavan e Universitetit të Kalifornisë Jugore. E cila ka përfshirë 185 mijë individë mes të cilëve afroamerikan, japonez-amerikan, latino amerikan dhe kaukazianë. Pavarësisht se kampionet që u morën për referim ishin heterogjene, rezultatet ishin të gjitha analoge me studion e Gunter.
Kafeja me sa duket ka efekte përfituese të konsiderueshme në mëlçi, në aparatin tretës e në përgjithësi në të gjithë organizmin. Merita e këtyre përfitimeve nuk i jepet vetëm kafeinës, por edhe substancave të tjera të pranishme në pijen e errët.
Në fakt kafeja përmban elemente të shumta, si polifenolet, acidetklorogjene, diterpenët që kanë si bazë antioksidantët.
Gazeta-Shqip.com