Patate ne furre me spinaq, qepe dhe salce beshamel. Receta gatimi.
November 4, 2017
Perberesit :
1 kg patate
250 gr spinaq
1 kokerr qepe
2 thelpinje hudher
100 gr djathe parmexhan
50 gr gjalpe
40 gr miell
500 ml qumesht
kripe
piper
Menyra e pergatitjes :
Qepën e grijmë dhe e skuqim në vaj derisa të zbutet.
Spinaqin e pastrojmë dhe pastaj e grijmë imët.
Në tavën ku kemi skuqur qepën shtojmë dhe spinaqin dhe hudhrën e grirë imët.
Patatet qërohen dhe grihen në feta të holla.
Patatet e grira kriposen dhe piperosen.
Në tavën ku do t’i pjekim shtojmë pak vaj dhe rendisim një rend patate të grira dhe një rend spinaq të skuqur me qepë.
Pastaj siper spinaqit, shtrojme djathin parmexhan.
Kjo procedurë përsëritet prapë patate,spinaq dhe parmexhan.
Kur masa të ketë mbaruar qesim salcën beshamel. Salcën bershamel e bëjmë kur shkrijmë gjalpin në një enë dhe në të shtojmë miellin. Pasi e skuqim për pak ,shtojmë qumeshtin dhe përziejmë derisa të trashet.
Salca beshamel kriposet dhe piperoset dhe i hidhet tavës sipër patateve.
Pjekja realizohet ne 190 grade per 45 minuta. (!Provoni patatet me pirun nese jane pjekur)