
Përbërësit për kupëzat :
– 265 gr miell
– gjysem lugë çaji pluhur pjekje
– 180 gr gjalpë
– 75 gr sheqer pluhur
– 1 vezë
– reçel
Përgatitja :
- Përziejmë të gjithë përbërësit dhe formojmë një top kompakt prej brumi.
- E mbështjellim me plastmasë dhe e fusim ne frigorifer për rreth gjysmë ore.
- E nxjerrim nga frigoriferi, e hapim petën me kujdes dhe lyejmë me vaj format.
- I presim me ndihmën e kupëzave petëzat rrethore , aq sa është madhësia e tyre .
- I vendosim me kujdes dhe i fusim në furrë të ngrohur më parë për t’u pjekur në 180 gradë për rreth 15- 18 min.
- Nxirren nga furra ftohen dhe mbushen sipas dëshirës.
- Mund ti mbushni kupëzat edhe me fruta, çokokrem, pana të rrahur etj..