
Si te instalojme TeamViewer ne kompjuter. Cfare eshte dhe si funksionon.
Tutoriale Shqip
Ne do ta quajme : Pergjim me deshire. Ky eshte termi te cilin do ti japim ketij programi. Besoj qe shume prej nesh e dime qe shumica e programeve pergjohen.
E kemi llafin per programe si : Skype, Viber etj.
Gjithsesi tutoriali i sotem ka qellime te mira dhe jo qellime pergjimi apo vjedhje informacioni personal.
Ne kete artikull do mesojme :
- Cfare eshte TeamViewer dhe cfare funksioni ka
- Si te instalojme TeamViewer ne kompjuter
TeamViewer eshte rrugedalje per nje moment qe ne kemi nevoje per dicka dhe nuk dime ta bejme. Atehere i themi nje miku qe ka njohuri me shume se ne qe te na ndihmoje. Mikut tone do duhet ti japim nje User ID (identitetin personal te kompjuterit) dhe nje Password (fjalekalim). Me kete menyre ai mund te futet ne kompjuterin tone dhe te beje cdo gje ne te.
Ju do pyesni : A ka siguri kjo menyre ?
Po ka siguri. Nese ne i japim perdoruesit tjeter nje Random Password (fjalekalim te rastesishem). Kjo do te thote qe sapo ne te mbyllim Team Viewer dhe ta hapim serish passwordi (fjalekalimi) do te ndryshoje. User ID e kompjuterit nuk ndryshon, pervec rastit kur ju e formatoni kompjuterin.
Tani le te fillojme proceduren e shkarkimit dhe te instalimit te programit.
Fillimisht vizitojme faqen zyrtare www.teamviewer.com . Cojme miun mbi botonin Download TeamViewer dhe klikojme mbi te. Ne krah te majte shikojme qe programi fillon te shkarkohet.
Sapo shkarkimi te kete mbaruar klikoni mbi ikonen qe shikoni. Klikoni Run. Eshte nje dritare paralajmerimi qe ju pyet nese jeni te sigurte qe programi qe do instaloni nuk permban viruse. Nuk eshte asnje gje shqetesuese.
Programi ekzekutues do hapet dhe do filloje procesi.Hapat ne rastin tone jane sikur i kemi treguar ne foto.
- Basic Intsallation – Instalimi standart. Zgjedhim kete opsion ngaqe jemi perdorues te thjeshte dhe duam vetem ta instalojme.
- Personal Use – Perdorim personal. Normalisht qe kete do zgjedhim. Commercial use eshte per biznese etj. Nuk na intereson dicka e tille.
- Accept and Finish – Pranoj kushtet – Mbaro. Nje dritare sigurie do dale serish ku na pyet nese deshirojme te lejojme kete program qe te instalohet ne kpmjuterin tone. Ne sigurisht qe do klikojme YES. Ky eshte hapi i fundit i procesit. Klikoni Accept and Finish dhe instalimi behet automatikisht.
Kur te jete kryer procesi programi qe sapo instaluat do hapet automatikisht.
- Your ID eshte identiteti i vecante qe i perket vetem kompjuterit tuaj. Keto do ia jepni mikut qe i keni besim.
- Passwordi eshte i rastesishem. Sa here ta mbyllni dhe hapni serish TeamViewer fjalekalimi do ndryshoje
- Start TeamViewer with windows – Hap TeamViewer me ndezjen e kompjuterit.
Gjithashtu do shikoni qe ne DeskTop-in tuaj do kete dale edhe nje ikone e re.
Tani mund te filloni perdorimin e programit. Por kini KUJDES. Kur te mbaroni proceduren per te cilen kishit nevoje, MBYLLENI TeamViewer. Mos e lini te hapur kurre. Mund te beheni viktime e mosdijes suaj.