
Pjeter Gjuraj – Dede Gjo Lulit (Poezi)
Burre kuvendesh, prijes mejdanesh
Enderr e pare per ty LIRIA
Tingelloi embel fjala jote
Dhe ne Vlore tek Pavaresia
Ti, qe i shkrove Krajlit leter
Me guxim e urtesi
Se shqiptari s’do gje tjeter
Vec t’jete zot i fatit te tij
Traboini trim te rriti
Udhen tende kurre se ndale
Gjersa pabesia t’priti
Ne Mirdite mbi ato male
Si gjithe trimat e lirise
Porsi shqipja me flete
Me kushtrimin : Rrofte Shqiperia
Dede Gjo Luli ti ke mbete
Dedikuar Dede gjo Lulit.