
Pice me suxhuk pikant.
E shijshme dhe e shendetshme.
Perberesit e brumit : (Per 2 tepsi pica mesatare.)
- 2 gota qumesht
- 1 luge kafeje kripe
- 1 luge kafeje sheqer
- Nje luge gjelle maja (Fryrese brumi.)
- 300 gram miell (Mire do ishte miell per pica.)
- Nje filxhan vaj
Pergatitja e brumit :
Vakim pak qumeshtin dhe i shtojme sheqerin dhe kripen. Hedhim miellin dhe majane. I punojme me dore derisa te ngjeshet. Pastaj e lyejme me vaj. (Lihet te pushoje per 20-25 minuta).
Perberesit per mbushjen e pices :
- 200 gram suxhuk pikante
- 150 gram djathe pice
- Nje filxhan caji salce domatesh
Pergatitja e pices :
Lyejme tepsine me vaj. Ndajme brumin dhe e hapin ne te. (Nese nuk hapet lehtesisht, lageni doren me pak vaj.) Shtrojeni me luge ne cdo cep salcen. Siper saj vendosni djathin. Dhe ne fund radhisni rrathet e suxhukut. Beni mire te hidhni edhe vaj siper saj. Ne menyre qe suxhuku te piqet plotesisht. Vereni te piqet per 10 minuta ne 200 grade. Kur ta fikni lereni te ftohet pak pastaj priteni.