
Kek me fiq dhe kajsi te thata. Receta gatimi.
Perberesit :
- 4 kokrra veze
- 10 kokrra fiq te thate
- 15 kokrra kajsi te thata
- 100 gr gjalp
- 1 gote kos
- nje gote sheqer
- 1 pakete sheqer vanilje
- nje paket sode per fryrje
- 2 gota miell
Pergatitja :
Vecojme te verdhat nga te bardhat e vezeve. Fillojme rrahim te bardhat e vezeve deri sa e bardha te mos bjere nga ena pastaj hedhim sheqerin dhe fillojme e rrahim deri sa sheqeri te shkrije. Mbas kesaj hedhim te verdhat dhe fillojme i rrahim mire. Shtojme kosin e rrahim pak sa te shperndahet mire ne gjithe masen ku te behet nje mase e njejte.
Hedhim paketat e sheqer vaniljes dhe te sodes per fryrje. I rrahim vetem pak sa te shkrijne ne masen e pergatitur. Hedhim gjalpin e rrahim fare pak dhe hedhim miellin avash avash. I rrahim avash avash qe mielli te mos krijoje toptha. Mbasi na eshte bere nje mase brumi kremoz do ta hedhim kajsit dhe fiqte e thate.
I perziejme bashke te gjitha dhe e hedhim ne taven ku me pare e kemi lyer me gjalp. E fusim ne furre ne temperaturen 180 grade. E leme te piqet deri sa te marri ngjyren e pjekjes. (Provojme me pirun nese ka kulluar teresisht. Ne qoftese piruni del pa brume atehere ka kulluar. Ne kete moment keku eshte gati).
Kur te jete ftohur, ndajeni ne porcione.