
Format qe perjetohet depresioni. A kurohet ai?
Krizat depresive jane shume te ndryshme nga njera tjetra. Edhe pse shpesh i ngaterrojme konceptet jo gjithmone behet fjale per te njejtin lloj depresioni. Ne fakt ka kaq shume dimensione depresioni po aq sa edhe menyra kurimi. Ata qe kapen pas te kaluares, i ushqejne vetes iluzione dhe mendime koti. Per kete arsye ndihen gjithnje ne faj dhe vetem ankohen. Duke u bere te vetedijshem ndaj ketyre aspekteve eshte e rendesishme te mos dominoheni nga depresioni. Edhe pse shume situata ndikojne tmerresisht shume tek ne, nuk eshte nje arsye e forte per te leshuar veten. E nese dicka ndodh, duhet ta kuptojme se pas saj qendron nje arsye e forte.
Format e ndryshme te depresionit, si perjetohet :
Perndjekja.
Ju duket sikur askush nuk ju do? Apo ndonjehere mendoni se te gjithe mendojne se ju keni gabim? Atehere kjo eshte nje forme depresioni. Nuk duhet kurrsesi te mbylleni ne vetvete dhe te mendoni se keni me te vertete gabime. Duhet te flisni me dike dhe te ja shpjegoni situaten. Ose merrni personat ne vecanti dhe u thoni sesi iu bejne te ndiheni.
Narcisizmi.
Keni frike se do te zhgenjeni te tjeret? Asnjehere nuk doni qe dikush te ndihet keq prej jush. Atehere mos i jepni kaq shume rendesi ketij detaji. Te gjithe gabojme me te tjeret. Edhe nese i zhgenjejme eshte disi e natyrshme. Thjeshte nuk duhet ta teprojme me asnje prej veprimeve tona.
Humorale.
Luhatjet e humorit jane te pranishme tek te gjithe. Ka mengjese qe nuk duam te bejme asgje. Ka momente qe nuk duam te shohim asnjeri. Ndaj edhe duhet te bejme kujdes ne kete pjese. Nuk kemi pse te marrim vendime ne nje moment qe nuk ndihemi rehat me veten. Nese jemi duke qare pa arsye. Nese nuk duam te flasim apo degjojme askend, atehere nuk jemi te kthjellet. Ndaj edhe duhet te qetesohemi dhe pastaj te marrim vendime qe mund te na penalizojne nese i marrim ne ato momente.
Shqetesime te paarsyeshme.
Ndodh ndonjehere qe edhe pa arsye te shqetesohemi. Kemi frike per te ardhmen tone. Nuk e dime se cili do te jete fati jone. Nuk jemi te sigurte apo te bindur ne aftesite tona. Kemi ndjesine se te gjithe na i bejne gjerat me inat. Ne kete rast duhet qe te qetesohemi. Te bejme nje dush te ngrohte dhe te arsyetojme. Mbi te gjitha nuk duhet te perplasemi me te tjeret.
Fiksime.
Ndodh ndonejhere qe te na perseriten ne mendje mendimet negative. Kjo per arsye se nuk jemi te bindur qe kemi qene te drejte me cfare kemi bere. Duhet gjithnje te kemi bindje se jemi ne rregull. Nuk kemi pse e leme veten te shqetesohemi per gjera qe s’kane shume rendesi. Beni aktivitet fizik dhe masazhe. Kjo du ju beje te ndiheni te relaksuar dhe te cliruar.
Fizike.
Dhimbje koke pa arsye. Lodhje. Keputje. Tension. Mungese ekuilibri. Humbje perqendrimi. Te gjitha keto ndodhin si pasoje e nje gjendje te renduar emocionale. Nese jeni te ushqyer mire, nuk keni pse te shqetesoheni per probleme fizike. Ndaj mbi te gjitha duhet te ushqeheni shendetshem per te rikthyer energjite. Por mos i anashkaloni as vizitat tek mjeket.