
Qafa dhe dekolteja kerkojne gjithmone vemendjen me te madhe. Askush nuk do donte te dukej qesharake me nje bluze te hapur. Nuk eshte aspak etike qe gjithnje te ndiheni ne siklet prej paraqitjes se qafes suaj. Nese keni ndonje defekt mund ta mbuloni shume lehte ate. Nderkohe qe nese lekura juaj ka humbur shkelqimin, atehere keni pak me teper pune.
Mos harroni qe dekolteja terheq gjithmone vemendje dhe merr shume shikime, prandaj bejeni ate te duket bukur.
Ja rregullat bazë për kujdesin e qafes dhe dekoltese
Pastërtia
Pastrojeni dhe lajeni deri në fund lëkurën derisa të rezultojë pa asnjë gjurmë truku, e pisët dhe e ndotur. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të jetë në gjendje të thithë dhe të marrë më të mirën e produkteve hidratuese.
Durimi
Durimi është më efektiv se sa produktet. Nëse arrini të kujdeseni për trupin tuaj vazhdimisht do të arrini të keni rezultatet e dëshiruara dhe mbi të gjitha, do të arrini t’i mbani ato.
Spastrimi
Mbështetuni në detergjentë të butë dhe mos harroni të lyeni qafën dhe dekoltenë me tonik. Kështu do të stimuloni qarkullimin dhe oksigjenimin e indeve. Më pas, ashtu siç veproni dhe me fytyrën, aplikoni çdo mëngjes dhe mbrëmje një krem hidratues dhe elastik me bazë kolagjen dhe vitaminë C dhe E, antioksidantë.
Mjedisi i duhur për lëkurën tuaj
Kushtojini pesë minuta kohë përgatitjes për dhomën që do të bëni trajtimet tuaja të bukurisë. Një ambient i ngrohtë dhe mikpritës. Ndoshta me ndihmën edhe të ndonjë tajmani apo qiriu të ndezur , ndihmon për të çlodhur muskujt e tendosur. Ashtu siç e thamë më lart, gjatë trajtimit, kushtojini rëndësi edhe qafës dhe dekoltesë. Sepse nëse kurohen mirë, do t’ju japin një aspekt harmonik dhe seksual.
Produktet kozmetike
Produktet kozmetike duhet të aplikohen në mënyrë korrekte që të mund të depërtojnë thellë në lëkurë me të gjithë ushqyesit e tyre aktivë. Vendosim një sasi të vogël të produktit specifik në majat e gishtave dhe e përhapim me lëvizje rrethore të duarve. Në këtë pikë e përhapim lehtë produktin në fytyrë duke filluar nga balli; zbresim gradualisht rreth syrit, anash gojës, tek faqet dhe më pas ngadalë në qafë dhe para gjoksit. Pas kësaj bëjmë disa prekje të lehta për pak sekonda në të njëjtat zonat ku kemi përhapur produktin.
Masazhi
Ai është i nevojshëm dhe relaksues. Kryhet me pëllëmbën e dorës së hapur dhe me lëvizje rrethore, duke nisur që nga lart poshtë. Kjo gjë duhet të përsëritet të paktën një herë në muaj.