
Burbunja te pjekura me qepe dhe domate. Receta Gatimi.
Perberesit :
- 500 gram vetem kokrrat e burbunjave
- 2 kokrra qepe
- 3 kokrra domate
- Majdanoz i fresket
- Krip,vaj,piper te zi te kuq,rigon
Pergatitja :
- Lajme dhe veme te ziejne burbunjat vetem me uje dhe pak vaj. (Ne tenxhere me presjon nuk duan me shune se 35-40 minuta).
- Ne nje tigan hedhim vajin. E leme te nxehet teresisht. Presim qepen imet dhe ia shtojme.
- Pasi te jete skuqur hedhim edhe domaten e prere imet.
- Shtojme tere erezat qe kemi dhe majdanozin e grire imet.
- Burbunjat e ziera i kullojme nga lengu.
- I hedhim te gjitha ne nje tave.
- Siper ju hedhim edhe salcen e pergatitur dhe i perziejme mire.
- Shtojme edhe kripe, e pak vaj.
- Gjithashtu eshte mire qe te ju hidhni edhe 1 gote uje.
- I veme te piqen ne 200 grade per 20 minuta.
- Pasi te jene pjekur i nxjerrim nga furra dhe i sherbejme me procione.
JU BEFSHIN MIRE!