
Tave me veze dhe sallam. Receta gatimi.
Perberesit :
- 1 kg sallam
- 8 veze fshati
- 2 gota uji djathe Mozzarella
- 2 gota uji djathe Chedar
- 1 luge caji rigon
- 1 filxhan caji vaj
- Per brumin ;
- 2 gota miell
- nje luge caji maja
- pak kripe
Pergatitja :
Si fillim pergatitet brumi. Mjafton te perzihen mielli, majaja dhe kripa. Hapim nje grope ne mes dhe hedhim nje gote e gjysem uje. I punojme me dore derisa te ngjeshet. E lyejme me vaj brumin dhe e leme te pushoje.
Nderkohe, presim sallamin ne copa jo shume te vogla. Veme nje tigan ne zjarr me vaj. E skuqim sallamin per disa minuta.
Ndezim furren ne 170 grade dhe e leme te nxehet.
Marrim nje tepsi. E lyejme me pak vaj dhe shtrojme brumin. Do e hapim me dore mire edhe neper cepa. (Per ta shtrire lehtesisht lyeni duart me vaj). Shtojme mbi brume gjithe sallamin e pergatitur.
Ne nje ene rrahim vezet, iu shtojme edhe rigon e kripe. Pastaj hedhim mozzarellen dhe djathin chedar (cedar). Kete mase e hedhim mbi sallamin e shtruar. E perhapim mire me nje luge.
Vihet ne pjekje per 30 minuta po ne 170 grade.
Fikeni kur te jete pjekur, dhe ndajeni pasi te ftohet pak.