
Sjellje ngjitese qe te gjithe i kemi bere dhe i bejme.
Te gjithe kemi bere dicka vetem sepse edhe te tjeret e kane bere. Presioni social ndonjehere na ben te ndermarrim iniciativa qe te vetem nuk do i merrnim asnjehere. Por mbi te gjitha jane disa sjellje qe i mesojme prej shoqerise. Qe fatmiresisht kemi dike qe na jep kurajo per te bere dicka sikur duhet. Ndaj edhe ne sot do ju rrjeshtojme disa sjellje qe jane ngjitese. Me siguri disa prej tyre i keni perjetuar.
Aventurat.
Ne cfaredo moshe, do kemi deshire te ndermarrim nje aventure. Por askush nuk do rriskonte pasurine e tij ne kazino nese nuk do kishte nje shembull. Nese dikush eshte duke lujtur ne kazino dhe ti po qendron prane tij duke e ndjekur, do kesh nje deshire qe ta provosh fatin. Nderkohe qe edhe nese behet fjale per nje sjellje qe nuk te pershtatet, ti prap se prap do ta besh nese do kesh dike qe do te shtyje. Me siguri qe ti nuk dilje ne oren 2 te nates te ecje ne rruge vetem, nese nuk do e kishe dike prane. Keshtu qe, gjithmone aventurat ndermerren duke u mbeshtetur tek dikush.
Hapja e gojes.
Ndoshta edhe ne kete moment po e hapni gojen. Nese jeni prane dikujt qe hap gojen edhe ju do beni te njejten gje. Te gjithe njerezit qe kane nje fare afersie sociale e hapin gojen. Kjo eshte nje sjellje e mesuar. Ekziston nje kategori njerezish qe nuk e hapin gojen pas dikujt, ata jane psikopatet. Kjo per arsye se ata asnjehere nuk kane formuar afersi sociale me te tjeret.
Te qeshurit.
“Qesh dhe gjithe pjesa tjeter e botes do qeshe me ty”. Mesa duket kjo thenie eshte mese e vertete. Nuk ka asnje njeri deri me sot qe nuk ka qeshur edhe pa e ditur pse po qesh. Nese jeni ne nje grup qe te gjithe qeshin per nje arsye, edhe nese ti nuk e ke idene se cfare po ndodh, ti do perfundosh duke qeshur. Ne te shumten e rasteve kjo ndodh me te rinjte. Si duket e qeshura prek nje sinjal ne tru, qe do na beje te kuptojme qe duhet te qeshim.
Buza ne gaz.
Buzeqeshja gjithashtu eshte nje sjellje qe mesohet. Nese jeni duke kaluar ne rruge dhe dikush ju buzeqesh, me siguri qe do ja ktheni buzeqeshjen. Ndodh edhe me ata qe nuk njihni fare. E qeshura eshte sjellje ngjitese.
Vrenjtja.
I njejti instikt qe na ben te qeshim, na ben edhe te vrenjtemi. Sigurisht qe sinjali qe shkon ne tru eshte ne perputhje me personin qe kemi perballe. Eshte normale qe nuk do i buzeqeshim dikujt qe na qendron me fytyre te ngrysur.
Ashpersia ne pune.
Per fat te keq edhe sjelljet negative jane ngjithese. Nese mesohemi te kemi prane dike qe rrin i ngrysur, edhe ti do te fillosh te rrish i tille. Askush nuk mundet te beje sjellje qe nuk jane aspak normale ne ambjentin ku ti je. Nese keni nje shef qe vetem bertet dhe tregohet i ashper ndaj jush, edhe ju do filloni te tregoheni te ashper me ata qe jane me te dobet se ju.
I ftohti.
Nese shikon dike se si dridhet nga i ftohti edhe ti do fillosh te ndjesh te ftohte. Sigurisht kjo nuk ndodh nese keni te nxehte. Eshte bere nje eksperiment me nje grup te rinjsh : Atyre ju vu perballe nje video si dikush fuste doren ne nje gote me uje dhe akull. Nderkohe qe te gjithe filluan te dridheshin dhe te thonin se kishin ftohte. Keshtu qe jo sa here qe dikush dridhet, do te thote se ka ftohte. Kjo sjellje gjithashtu eshte ngjitese dhe adaptohet ndaj te gjitheve.