
Atletet e bardha jane gjithmone te preferuara. Jane lehtesisht te kombinueshme por edhe komode. Ne asnje garderobe nuk kane munguar as nuk do mungojne ato. Por jane te bukura per aq kohe sa mbeten te bardha. Kur fillojne te humbin ngjyren nuk jane me aq te pelqyeshme. Problemi eshte se ato behen shume lehte pis. Dhe eshte e pamundur te besh dicka per te mos u njollosur kurre. Gjithsesi, une kam nje sugjerim per te gjithe te apasionuarit pas atleteve te bardha.
Ja sa thjeshte i mbani gjithnje te bardha (Si te largoni njollat prej tyre) :
Cfare ju nevojitet :
- Gjysem filxhani uthull
- 2 luge caji sode buke
- Nje lecke, ose furce dhembesh
Si mund ti pastroni atletet :
Si fillim duhet te pergatisim esencen ne nje tas. Perziejme uthullen me soden mire e mire.
Fshijme atleten nga pluhuri dhe papastertite. Nese jane atlete me lluster, ferkojeni me nje lecke. Njomeni lecken tek soda dhe uthulla dhe ferkojini.
Nese atletet jane material konverse (all stars), perdorni furce dhembesh. Kjo eshte shume e lehte. Forkojeni mire dhe perqednrohuni tek pjeset qe jane me shume te ndyra. Per pjesen e rrethit te atletes perdorni nje cope sfunxheri.
Leri atletet keshtu per gjysme ore. Pastaj shperlajini me uje te ftofte. Lerini ne nje vend me diell qe te thahen dhe prisni te thahen. Rezultati do te jete shume i kenaqshem.
(Te njejten gje mund te beni edhe me kepucet, gjithnje duke perdorur ndonje lecke).