
Na ndodh ndonjehere te mos arrijme te fleme gjithe naten. Kjo ndodh per arsye te ndryshme. Per shqetesime shendetsore apo psikologjike. Duhet te dime se eshte dicka vertete shqetesuese per organizmin.
Cfare ndodh nese nuk fleme per nje nate :
* Lekura “Inatoset”. Nese nuk arrijme te bejme nje gjume te qete ne mbremje, lekura do te lodhet. Do te kemi fytyte te acaruar dhe te lodhur. Nderkohe qe rrathet e syve do te na tradhetojne.
* Truri eshte i lodhur. Pjesa e trurit qe lidhet me logjiken do te jete e pergjumur. Kjo na ben qe te marrim edhe vendime te gabuara. Nuk arrijme ti mendojme gjerat kthjellet.
* Rritet ndjeshmeria ndaj dhimbjeve. Organizmi pa gjume shteron rezervat e serotonines dhe kjo con ne ne rritje ndaj ndjeshmerise ndaj dhimbjeve.
* Nervozohemi lehte. Lodhja fillon te shtohet gjate dites. Per pasoje do te jemi me ankthioze. Madje mund te nervozohemi edhe pa arsye.
Cfare ndodh nese nuk fleme per disa dite me radhe :
* Kapaciteti i percendrimit bie teresisht. Nuk do te jemi ne gjendje te mendojme ne menyre racionale dhe te kthjellet. Do te fillojme te ndihemi teresisht te lodhur. Do te jemi teresisht te shperqendruar.
* Rrezikohemi nga diabeti. Te humbasesh ore te shumta gjumi per disa dite redukton aftesine e mbajtjes se ekuilibrit te nivelit te sheqerit ne gjak.
Rreziku qe na kanoset nga mungesa e gjumit per disa kohe :
* Obezitet. Mungesa e gjumit favorizon rritjen e nivelit te yndyres ne gjak. Kjo e demton rende shendetin dhe na kanos nga obeziteti.
* Rritet rreziku per tu prekur nga semundjet kardiovaskulare.
* Muskujt e zemres mbingarkohen ne pune. Kjo do te rrise presionin e gjakut dhe do te trashen muskujt e zemres.
* Do te kemi shqetesime psikologjike te vazhdueshme.
* Duke patur gjume te pakte, do te kemi luhatje humori dhe lodhje te vazhdueshme. Do te ndihemi te rraskapitur dhe pa patur deshire per te bere ndonje gje.
* Ul funksionin e sistemit imunitar. Ne menyre efikase dhe te menjehershme, sistemi imunitar do te kerkoje te pushoje. Keshtu do te marre “pushim” dhe do te ndale se funksionuari…