
Kek me karota. Receta gatimi.
Perberesit :
- 2 gota miell
- 3 karota
- 1 gote e gjysem qumesht
- 1 luge caji sode keku
- 5 kokrra veze
- 1 filxhan caji sheqer
- gjysem luge caji me arome vanilje
Pergatitja :
Hedhim vezet ne nje ene dhe i rrahim me rrahese vezesh. Hedhim qumeshtin . I rrahim derisa te tretet edhe sheqerin. Me pas shtojme miellin edhe soden ngadale. Shtojme edhe aromen e vaniljes. Do ti rrahim vazhdimisht pa nderprerje derisa te formohet nje mase brumi e njetrajtshme. Shtojme edhe karotat e prere ne rrathe te holle. I perziejme perseri te gjitha sebashku. Brumin e hedhim ne nje tepsi keku pasi e kemi lyer me pak gjalpe. E veme te piqet ne 180 grade per gjysem ore. Pasi te shohim se eshte pjekur e fikim furren. (Provojeni me nje pirun nese e ka pire tere lengun. Nese e shihni se nuk eshte i qullet fikeni).
Keku eshte gati.