Skip to content
Përbërësit:
- 500 ml qumësht,
- 3 hurma të pjekura, (Me fara)
- 5 vezë,
- 60 gr sheqer
- 2 gota miell
Përgatitja:
- Përgatisni në fillim karamelin duke hedhur sheqerin në një tenxhere.
- Mbulojeni me pak ujë dhe vendoseni në zjarr shumë të ulët.
- Hiqeni nga zjarri, hidhni karamelin në formën ku do të përgatisni ëmbëlsirën.
- Qëroni hurmat, hiqjuni farat dhe kalojeni tulin e tyre në mikser.
- Në një enë, rrihni vezët, shtoni miellin dhe me pas shtoni qumështin dhe hurmat.
- Hidheni masën në formë dhe piqeni në furrën, të cilën e keni ngrohur më parë në 180° për 50 minuta.
- Hiqeni nga forma, vendoseni në një pjatë sa të ftohet.
- Zbukurojeni me feta hurmash.

JU BEFTE MIRE!