
Si te hapim nje faqe ne Facebook. Menaxhim dhe reklame.
Tutoriale shqip
Perdorimi i faqes se Facebook eshte i perditshem. Jane te paket ata qe nuk kane nje llogari ne Facebook. Madje shumica kane dy apo tre adresa te ndryshme. Disa jane treguar te zgjuar dhe e kane kthyer ne biznes viziten ne Facebook.
Kane hapur faqe me ane te cilave nxjerrin te ardhura nga reklamat e ndryshme.
Ne do ju tregojme menyren :
-
Si te hapim nje faqe ne Facebook ?
-
Si ta menaxhojme kete faqe ?
-
Menyren e reklamimit qe te kemi sa me shume ndjekes ?
Fillojme duke u identifikuar fillimisht ne adresen www.facebook.com. E detyrueshme eshte qe te kemi nje llogari ne Facebook. Pothuaj te gjithe ne e kemi nje. Nese nuk keni hapni nje llogari te re.
Menyren se si te hapni nje llogari te re ne Facebook e gjeni KETU.
Per ju qe keni llogarine ne facebook, identifikohuni. Ne krahun e djathte klikoni mbi shigjeten qe te ju hapet menuja. Zgjidhni opsionin Create a page.
Opsionet mbi te cilat perfshihet aktiviteti yne jane :
- Biznes lokal ose vend
- Kompani, organizate ose institucion
- Firme ose produkt
- Figure publike, grup muzikor ose artist
- Argetim, Aktivitet
- Komunitet
Ju do zgjidhni ate kategori qe ju pershtatet qe ju pershatet dhe emrin e deshiruar.
Ne po zgjedhim Komunitet & Organizate dhe emrin e deshiruar e vendosim Si Behet. Pasi te zgjidhni kategorine dhe emertimin qe deshironi klikoni mbi “Get started”.
Tani le te fillojme me mbushjen e faqes me informacion. Kur ju te keni vizitoret e pare ne faqe, duhet te keni nje pershkrim te faqes suaj. Tregojuni vizitoreve per kategorine ne te cilen perfshiheni.
Gjithashtu keni edhe nje opsion : Si te ndryshoni gjuhen e menaxhimit
Kur te keni plotesuar hapin e are kaloni ne hapin e dyte duke klikuar SAVE INFO. Dy jane opsionet e ketij hapi.
- Mund te ngarkojme (bejme upload) nje fotografi nga kompjuteri
- Ose mund te marrim fotografine nga nje faqe interneti. Duhet shkruar adresa ne te cilen ndodhet fotografia. Kjo zakonisht nuk aplikohet sepse te gjithe kemi fotografi ne kompjuterin tone
Klikojme mbi butonin NEXT per te kaluar ne hapin e radhes.
Shtojme faqen tone ne listen e preferencave kryesore.
Plotesoni opsionet sipas radhes:
- Zgjidhni vizitoret qe deshironi te vijne ne faqen tuaj. Psh nese ju keni nje faqe teknologjie, te sektori INTERESTS zgjidhni Technology.
- Nga cili shtet deshironi te jene vizitoret tuaj.
- Grupmoshat
- Gjinia e vizitoreve
- Interesat qe kane
- Gjuha qe flasin
Pasi te keni plotesuar fushat e mesiperme, klikoni Save per te ruajtur ndryshimet qe bete.
Keni krijuar faqen tuaj te re. Tani ngelet te beni edhe dy gjera.
- Te vendosni nje Cover (Kopertine) te faqes
- Ftoni miqte tuaj te pelqejne faqen tuaj dhe ta shperndajne ate ne menyre qe te behet e njohur.
Qe faqja te kete vizitore te shumte eshte shume e rendesishme te beni publikime gjate gjithe kohes. Keshtu faqja eshte aktive vazhdimisht.
Ju urojme pune te mbare !