
Pena ime
M’thuej moj‘ penë, çfar‘ po shkruan?
Pyet ma mirë, që fjala t’zajn’ vënd‘.
Nëse pranverë kerkon c’do muaj,
Gjethet e vjeshtës mos i permënd.
Po si mendon, kur gonxhja shpërthen,
kristal nën rrezet e agut të ditës,
ashtu kujton ti, kur mbramja vjen,
se gonxhja i qesh‘, territ mbytes?
Po sikur Maj’ të ishte përherë,
me drandofile, freski e myshk,
kujton se mundesh ti me zgjedhë,
pa e pa një tjetër, se si asht’ vyshkë?
Kujdes pra ti, mos mban me t’true,
se drandofilja nji ngjyr’, s’mundet me pasë,
nadje kur çil’ n’boqe shtrëngue,
nuk asht’ njisoj, si n’diell’ tuj plasë.
Pranverë e verë, vjeshtë e dimër,
kurr ti bojën mos m’i kursye!
Me lule qesh, në borë mbaj‘ frymën!
Se vetë Zoti i ka përkrye !
R.Dragusha.
Wiene.
Mars. 2013